SHBA po e zhvillon një propozim të ri të armëpushimit në Gazë

Uashington, 3 shtator 2024 – Shtëpia e Bardhë thotë se është duke zhvilluar një propozim të ri armëpushimi dhe marrëveshjeje pengjesh me homologët e saj egjiptianë dhe ata të Katarit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Gaza.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka thënë se ekzekutimet e gjashtë pengjeve, përfshirë një amerikan, nga Hamasi, “theksojnë ndjenjën e urgjencës” në bisedime, raporton AP.

Kirby nuk pranoi ta cilësonte propozimin e fundit si një ofertë “përfundimtare” por nuk pranoi të spekulonte se çfarë mund të ndodhte nëse shtytja nuk do të jetë e suksesshme.

Duke iu përgjigjur këmbënguljes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli do të mbante një prani ushtarake përgjatë gjithë kufirit të Gazës me Egjiptin, Kirby theksoi se Izraeli kishte rënë dakord tashmë që si pjesë e fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi do të tërhiqte trupat e tij nga zona me popullsi të dendur, duke përfshirë të ashtuquajturin korridor të Filadelfit.

“Ky është propozimi për të cilin Izraeli kishte rënë dakord”, ka thënë ai.

(Koha.net)