SHBA: Putini dëshiron “bisedime” në tytat e armëve?!…

Uashington, 25 shkurt 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se Presidenti rus Vladimir Putin ka vullnet të bisedojë me udhëheqjen e Ukrainës për një marrëveshje midis dy vendeve.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price, tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “nën tytat e armëve”.

“Deri më tani, SHBA-ja nuk ka parë tregues se Putini ka vullnet që të lë hapësirë për diplomacy të suksesshme”, ka thënë ai,  citon Radio Evropa e Lirë.

Price ka thënë se për të ndodhur kjo duhet më parë që Rusia të ndalojë veprimet ushtarake në Ukrainë dhe forcat ruse të tërhiqen nga territori i Ukrainës.

Të premten, një zëdhënës i Kremlinit kishte thënë se Putin është “i gatshëm” për bisedime me një delegacion të Ukrainës të nivelit të lartë.

Por, ai kishte theksuar se në fokus të këtyre bisedimeve, të cilat do të zhvilloheshin në Minsk, në Bjellorusi, do të ishin “neutraliteti” dhe “çmilitarizimin” e Ukrainës.

(r.m.)