SHBA shpreh shqetësimin për grumbullimin e forcave serbe pranë kufirit me Kosovën

Uashington, 30 shtator 2023 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shprehur shqetësimin për dislokimin e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën,

Shtëpia e Bardhë e ka shprehur këtë shqetësim të premten vonë, në njoftimin për bisedën telefonike të këshilltarit për siguri kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftiim thuhet se z.Sullivan kashprehur gatishmërinë e SHBA-së për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

“Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe theksoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët e saj për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Badhë njoftoi se Sullivan dhe Kurti kanë diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë që nbndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në njoftim thuhet se Sullivan ka thënë se dialogu është e vetmja zgjidhje afatgjatë që garanton stabilitet në mbarë Kosovën.

Të herët, gjatë ditës së premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Serbia që t’i tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën dhe që pjesëtarët e grupit serb që sulmuan Policinë e Kosovës në pjesën veriori të Kosovës të mbahen përgjegjës.

(r.m.)