Tiranë, 28 mars 2022 – Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë një lajm shumë të mirë për shtetasit shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA, për turizëm apo për biznes.
Në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale, ambasadorja amerikane ka treguar se nga 1 prilli vizat turistike dhe vizat për biznes nuk do të jenë 3-vjecare, siç është tashti, por do të jenë 10 vjeçare.
Ambasadorja Kim ka thënë se kjo vjen si dhuratë për popullin shqiptar, në 100 -vjetorin e vendsjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ajo ka thënë se kjo do ta bëjë më të lehtë udhëtimin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.
“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis SHBA dhe Shqipërisë kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që besoj do t’i sjellë amerikanët dhe shqiptarët akoma dhe më afër së bashku.
Çdo vit, shumë më shumë shqiptarë po vizitojnë Shtetet e Bashkuara ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë.
Tashmë do ta bëjmë me të lehtë për shqiptarët, të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi.
Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga 3 në 10 vjet. Kjo do të thotë ser nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm 3″″, ka thënë ambasadorja Kimnë video-mesazhin e saj.
(r.m.)