Shefi i ushtrisë së Serbisë: Do të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Beograd, 23 qeshor 2023 – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, tha të premten, më 23 qershor, se sheti i Serbisë “do të bëjë gjithçka për të mbrojtur serbët në Kosovë. Ai njoftoi se misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka kërkuar të ndërmarrë “masa urgjente” për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

“Ne kërkojmë të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe për institucionet tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë e Metohi”, tha Mojsilloviq, në një konferencë të jashtëzakonshmne për medie,në Beograd.

Mojsilloviq tha se komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, e ka informuar se Serbia po i përcjell me “ankth të madh” zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës.

“Serbët janë përditë shënjestër e regjimit të Kurtit, ndërsa faji i tyre i vetëm është se kanë emradhe mbiemra serb dhe se nuk duan t’i lënë vatrat e tyre. Terrori që po e ushtron ndaj tyre regjimi i Kurtit nuk mund të përballohet më as fizikisht’ u shpreh ai, citon gazeta beogradase “Danas”.  

Mojsilloviq ka thënë se Ushtria e Serbisë “është e gatshme t’i përmbushë plotësisht të gjitha detyrat e saj, në rast se merr urdhër nga Komandanti Suprem” (presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq).

“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe me Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga Komandanti Suprem, do t’i kryejë në tërësi të gjitha detyrat e saj në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Mojsilloviq.

Sipas tij, Ushtria e Serbisë I kakryer të gjitha obligimet e saj, ndërsa strukturat ndërkobëtare të sigurisë në Kosovë nuk po e bëjnë këtë.

“Ushtria e Serbisë i ka përmbushur dhe i përmbush të gjitha detyrimet e saj nga Rezoluta 1244 e Jëshillit të Sigurimit të OKB-së, marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar sot nuk po ipërmbush detyrimet e veta sot”, tha Mojsilloviq.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë mbajti konferencë të jashtëzakonshme për medie pak pasi Policia e Kosovës e arrestoi në Mitrovicën Veriore edhe një serb të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, më 29 maj.

Të premten, Policia e Kosovës e arrestoi në Mitrovicë të Veriut një serb të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj KFOR-it, në Zveçan.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviq dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it nëZveçan, më 29 maj. Në sulmet e protesuesve janë lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe disa protestues serbë

Autoritetet në Kosovë thonë se “grupet kriminale që mbështeten nga Beogradi” qëndrojnë pas sulmit në Zveçan, njërës prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e dënoi arrestimin, duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, see “po e saboton” dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Tensionet në pjesën veriore të Kosovës janë rritur prej 26 majit, kur policia  e Kosovës mbështeti hyrjen e kryetarëve të rinj të komunave, tëë gjitha shqiptarë, të hynin në ndërtesat komunale, të cilat ëëdoreshin edhe nga zyrtarët e serbë që janë pjesëë e sstemit të Seerbisë.

Prej atëherë një numër i konsiderueshëm serbësh protestojnë para ndërtesave komnale. Ata kërkojnë largimin e kryetarëve shqiptarë nga ndërtesat dhe tërheqjen e policisë sëë Kosovës nga jesa veriore ee Kosovës.

Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, me pjesëmarrje masive të serbëve në zgjedhje.

Këto kërkesa u përsëritën nga BE-ja të enjten, më 22 qershor, në takimet e shefi t të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se është i gatshëm t’i përmbushë këto kërkesa, pasi të krrijoohen ksht zgjedhje të lira, pa presione e shantazhe.

Ndërkaq, Vuçiq tha se BE-ja nuk ofroi ndonjë “ushërrëfim” që do të çonte ne shtensionimin e situatës. Ai e akuzoi Kurtin se “përditë provokon dhe nxit luftë”.

(r.m.)