Shehu: DASH e përgënjeshtron Ramën për “Ballkanin e hapur”?

Tiranë, 29 prill 2022 – Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se kryeministri Edi Rama duket se nuk ka e thënë të vërtetën kur ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e përkrah nismën “Ballkanin e Hapur”.

Shehu ka thënë se në njoftimin e DASH-it, renditen prioritetet, por nuk e përmendet askund “Ballkani i Hapur.

Reagimi i deputetit Shehu erdhi pas publikimit të njoftimit nga Ambasada e shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Postimi i plotë i Shehut:

Pergenjeshtrohet Rama per “Ballkanin e hapur”?

Kryeministri mbas takimit me delegacionin e DASh deklaroi se ShBA perkrah fuqimisht projektin e “Ballkanit te hapur”, duke e vendosur keshtu ate ceshtje ne qender te vemendjes ne prononcimin e tij!

Tashti po lexoja komunikimin zyrtar te Ambasades amerikane per ate takim.

Asnje fjale per “Ballkanin e hapur”.

Ndersa aty flitet per ceshtje te tjera prioritare ne maredheniet bi e multi laterale Shqiperi-ShBA.

Flitet me shume te drejte per integrimin, Rajonin…edhe per energjine, por jo per ate nisme te Vucicit.

A eshte ky nje pergenjeshtrim per sa tha Kryeministri ne emer te delegacionit te larte amerikan, nje dite me pare?

foto galeri

(r.m.)