Në një intervistë për Ora News, drejtori i informacionit të Ora News, Brahim Shima, është shprehur se shtrirja e dorës së Edi Ramës për Lulzim Bashën nuk është ashtu si mendojmë ne.
Sipas tij Rama nuk i bën ftesë Bashës për një qeveri të përbashkët, por bashkëpunikm për ndryshimin e reformave.
“Në rastin e Ramës, ku largoi me përplasje të forta Fatos Nanon vetëm se në atë rast Nano nuk u fut në parlament. Nanon nuk kishte forcën që Berisha ka në parlament. Janë dy ngjarje tëndryshme por që janë kthesa të forta të dyjave partive. Kam bindjen se Berisha ka folur qartë se do të jetë aktiv në politikë dhe duke krijuar jo pak lëvizje dhe jo pak debate në partinë kur dikur ka kryesuar në parlament.
Një vendim për të shpall Non Grata një person nuk besoj se merret pa një argument, po do të ishte e udhës që këto dokumente të shqyrtoheshin në rrugë ligjore në vendin ku veprohet. Duhet të nisë procesi që të zbardhet çështja. Drejtësia duhej që në këtë rast të flasë dhe të flasë shpejt. Është kjo çështje që ka sjellë këtë krisje mes Berishës dhe Bashës.
Nuk besoj se aludimet mes Bashës e Ramës është ajo që vendosë në këtë kthesë fortë. Unë besoj që oferta e Ramës apo ajo dora e shtrirë siç thotë Rama, nuk është ajo ideja që ne krijojmë për qeveri të përbashkët, pasi kjo do të sillte shkatërrim të demokracisë në Shqipëri, por domosdoshmërisht edhe një dëmtim të PD.
Besoj se oferta është ndryshimi në reformat të kërkuara. Sa I përket qëndrimit të Bashës ndaj Ramës, duhet të kuptojmë që opozita nuk do të jetë ajo që do të jetë e lehtë, normalisht do të fillojnë denoncimet, por sa efikase do të jenë këto denoncime kur brenda parlamentit do të kemi dy linja të Partisë demokratike. “- u shpreh Shima.