Tiranë, 17 shkurt 2025 – Kuvendit i Shqipërisë i ka shkarkuar nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Shkarkimi i tyre u bë në seancën e Kuvendit, të hënën, gjatë votimit një për një.
Gëzim Podgorica – 89 vota pro, 5 abstenim, 4 kundër
Genc Përmeti – 91 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër
Leka Bungo – 95 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër
Albert Minga – 88 vota pro, 6 abstenim, 6 kundër
Ardita Reçi – 92 vota pro, 3 abstenim, 3 kundër
Dionis Papadhimitri – 92 vota pro, 3 abstenim, 2 kundër
Edmond Tullumani – 96 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër
Engjëll Ndocaj – 94 vota pro, 4 abstenim, 4 kundër
Ilir Keko – 89 vota pro, 3 abstenim, 11 kundër
Mevlan Shanaj – 64 vota pro, 12 abstenim, 15 kundër
Milena Selimi – 93 vota pro, 3 abstenim, 4 kundër
Këshilli Drejtues i RTSH-së u shkarkua për shkak se i skualifikoi nga gara për drejtor të përgjithshëm 3 nga 5 kandidatët, me arsyetimin se ata nuk i plotësonin kriteret për kualifikim.
Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë, për shkak të nangësive në dosjet e aplikimit.
Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
I vetmi që doli kundër kësaj vendimmarrje ishte kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.
Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshë, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit ishte kontestuar për shkak të karrierës së tij të gjatë politike në Partinë Socialiste.
Peza ishte përballur me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti në detyrën e drejtorit të pëgjithshëm.
Sipas ligjit, transmetuesi publik është i pavarur, por bordi drejtues i tij zgjidhet nga Kuvendi, me propozimet e dy partive politike kryesore në kuvend.
(r.m.)