Nga Ismail Gashi Sllovia
Ndjenjën kombëtare, për shqiptarët e mbetur në jugosllavi e kishin të kufizuara me masa të ndalimit të kodifikuara me ligjet diskriminuese Jugosllave. Shqiptarët këtë ndjenjë të bashkimit kombëtar e ushqenin nga e kaluara historike deri në luftën e fundit çlirimtare, nga e cila ishin ndarë të tradhtuar. Andaj, ata pak mësues e personalitete të arsimuara, në forma e mënyra të ndryshme, kultivonin ndër breza ndjenjën kombëtare shqiptare, gjuhën, historinë dhe traditën e lavdishme shqiptare. Këtë ndjenjë e forconin përmes sakrificës komunikuese të ndaluar me shtetin amë Shqipërinë, Komunikimi me Shqipërinë ishte i kufizuar, me rrezikim shfrytëzohej dëgjimi i Radios, marrja e ndonjë vepre letrare, historike, gazete apo reviste. Atdhetarët shqiptarë në Kosovë për kombëtaren flisnin vetëm në takime të mundshme, personale, grupe të kufizuara, në dasma, raste vdekjeje e ndeja të ndryshme, përmes këndimit të këngëve historike për ngjarjet e personalitetet e mdha kombëtare, komenteve, kallëzimeve e bisedave për personalitetet e ngjarjet historike. Këto forma e mbanin gjallë dhe e forconin ndjenje kombëtare e cila rrezikohej nga barbaria komuniste mesjetare serbe dhe arsimimi që behje nën rrogoz. Kjo dhunë provokoi të rinjt, dhe i shtyri ata të sakrifikojnë rininë, shëndetin e jetën e tyre. Ata atdhetarë i hyjnë guximshëm organizimit antiserbë, për të shpëtuar kërcnimin e vlerave kombëtare shqiptare. Kjo sakrificë titanike ishte hallkë e cila nuk lejoi shkëputjen e vargonit nga vlerat e kaluara pozitive kombëtare. Kjo rezistencë aktive e shqiptarëve tronditi dhe e shqetësoi sistemin e dhunës administrative të pushtetit serbë. Pushtet që vendosi në objektiv thuaja çdo shqiptarë, nga fshatari inteligjent që edhe me shpotit e veta thumbonte sistemin shtetëror. Mësuesit atdhetarë që nuk i kursenin aftësitë e dijen e tyre, të flasin para nxënësve dhe popullit për vlerat historike e shpirtërore kombëtare duke thumbuar sistemin komunist, politikën sllave dhe bartësit e saj e deri te personalitet në nivele të larta shtetërore jugosllave.
Koha e represionit, ndaj shkollës shqipe në Kosovë e treva tjera shqiptare në ish-jugosllavi, ndërroi forma veprimi dhe u ashpërsua shumë. Meqë nuk u arrit mbyllja e shkollave shqipe në vitin 1950, filloi represioni policor ndaj shqiptarëve, ata trajtoheshin për çdo gjë, në emër te dyshimit të bazuar, se po bëjnë propogadë armiqësore për shkëputje nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë, dhe po organizonin veprime antishtetërore, arrestoheshin e dënoheshin me vite e dekada në kazamatët serbe. Për ta mbushur kupën e helmit, UDB-ja e dalur nga OZNA e dikurshëm policore ushtarake, arrestonte shqiptarët pavarësisht nivelit arsimor e shkallës së përgjegjësisë, nga pjesa fshatare, apo nëpunës e funksionarë shqiptarë që kryenin detyra e funksione në pushtetin Jugosllav. Për të qenë dhuna masive e dukshme për gjithë shqiptarët, UDB-ja me ndihmën e pushtetit komunist, në dimrin e 1955/56 në gjithë hapësirën shqiptare në Kosovë organizoi Aksionin për Mbledhjen e Armëve, në të cilin policia jugosllave rrahu e malltretoi mija shqiptarë të pafajëshëm, në shumë mjedise shqiptare, nga këto tortura pati edhe edhe të mbytur. Arsyetimi i UDB-së për këtë veprim zyrtar të dhunës shtetërore ishte, se shqiptarët në Kosovë kanë shumë armë dhe janë në organizim të një kryengritjeje të armatosur. Kështu thuhej në arsyetimin zyrtar, kurse esenca e këtij veprimi ishte futja e frikës te masat shqiptare, të cilët pas rikonformimit të Marrëveshjes së Qubrilloviqit /1958/, shteti jugosllav përgatiste dëbim masiv të shqiptarëve në Turqi. Pas Aksionit të Armëve 1955/56, qindra e mija familje shqiptare morën rrugën e dëbimit për Turqi. Me mija familje shqiptare, kaluan në Maqedoni, nga ku, politika sllave dhe pushteti ju lehtësonte të vazhdojnë shpërnguljen në Turqi. Andaj, që nga ato vite, kemi shumë familje kosovare që tash jetojnë ne qytetet e fshatra shqiptare të Maqedonisë. Kjo dekadë njihet për tensionin e dhunës shtetërore antishqiptare në Kosovë.
Shkolla shqiptare në Kosovë, më ashpër se çdo veprimtari tjetër e dhjetëvjetëshit të parë të pasluftës 1945/55, por edhe më vonë deri më 1966, ishte në objektivin e organeve të UDB-së. Ajo mbiqyrte gjithë nxënësit e studentët shqiptarë, qoftë edhe ata që studionin në qendrat universitare jashtë Kosovës. Mbikëqyrej teksti mësimore, çanta e nxënësve, madje veshja, biseda e lëvizja e mësuesve dhe prindërve. Mbikqyreje çdo gjë që nga shkolla fillore e deri edhe ata pak student, që ishin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë 1958, dhe disa qindra student të tjerë në fillimin e punës së Fakultetit Filozofik, Ekonomik-Juridik, 1960 dhe atë Teknik. Në degët e të cilëve mësimin e zhvillonin gadi kryesisht profesorët serbe, me përjashtim të Katedrës së Gjuhës e Letërsisë Shqiptare, në të cilët programet studimore nga Letërsia shqiptare ishin të kufizuara, nga ishin ndaluar shkrimtarët nga tradita, dhe ata të kohës që krijonin në shtetin zyrtar në Shqipëri. Kurse në ketë katedër për studentët shqiptarë ishte obligartive Gjuha e Sotme Serbe dhe Letërsia Jugosllave. Këto vite, para Plenumit të Brioneve 1966, kur bije e ndëshkohet rrejti UDB-së së Rankoviqit, jo pse kishin kryer veprimet kriminele e dhunë gjenocitale ndaj shqiptarëve, por pse kishte rrezikuar sistemin komunist dhe vet Titon, UDB-ja. Për të dytën here 1964 arrestoi Adem Demaçin, thesarin e vlerave politike kombëtare shqiptare, me bashkëpunëtorë, mes tyre edhe nxënësin Zeqir Gërvalla me shokë të tjerë. Rrëzimi i këtij aparati të dhunës nga komunistet e Titos, ndoshta i shpëtoi nga dhuna që përgatitët UDB-ja edhe ndaj disa popujt tjerë joserbë si Boshnjakët, ndëshkimet politike të udhëheqësve kroatë edhe pse bashkë me sllovenët tradicionalisht kishin ndërtuar krijesën Jugosllave serbe-kroate-sllovene, dhe të njëjtit krijonin boshtin e tashëm të qeverisjes në Jugosllavinë komuniste federative të Titos. Andaj. Trup i huaj e mish dhie në shtetin aktual, që prishte rehatinë ortodokse komuniste, që ky sistem shtetëror i kishte “kryp në sy”, ishin shqiptarët. Shkollimin e të cilëve qeveritarët e shihnin për gabim të bërë nga e kaluara qeverisëse. Mu për këtë, gjithë ky sistem administrativ, politik e ushtarak, ishte drejtuar që sa të jetë e mundur të korrigjojë gabimet e së kaluarës së afërt. Të cilat mendohej se mund t’i arrinte me trysni e represion politik, ekonomik e shpirtëror. Pas Aksionit të Armëve, për disa vjet, pushteti zyrtarizoi në nivel të sistemit e kodifikoi me ligje diskriminuese masat e kontrollit dhe mbikqyerjes ndaj shqiptarëve. Zyrtarisht administrata shtetërore luftonte çdo vlerë shpirtërore e materiale shqiptare që mund të aktualizohet në Kosovë. Këto vite ndiqen, arrestohen, dënohen e persekutohen shumë shqiptarët, të cilët në një formë apo tjetër, tentojnë të qesin ne spikamë vlerat pozitive shqiptare. Dënohen gjithë ata që në procesin e mësimdhënies shpjegojnë vlera kombëtare, historike, letrare-artistike shqiptare. Me një fjalë, nga parregullësit e pa ligjësistë krijohen ligje për rregullimin diskriminues ndaj gjithë shqiptarëve, që me këto vlera kombëtare e njerëzore “indoktrinojnë” të rinjtë. Gjitha këto veprime u bënë të ligjshme dhe fajësonin shtresa e kategori shqiptarësh. Veçmas karakterizohej ndjekja e nxënësve, mësuesve e mësimdhënësve shqiptarë. Thjeshtë, ndiqej çdo shqiptarë në nivele e mjedise të ndryshme të rrjetit ekzistues shkollor në Kosovë që kishte ndjenjë e moral kombëtar.
Perioda pasbrioneve, sikur dënoi veprimet e bëra ndaj shqiptarëve në dekadat e kaluara të sistemit komunist të titos. Sikur ato veprime dhune mbi shqiptarët ishin bëre pa dije të strukturave qeveritare të qendrës dhe vet titos. Mu për atë administrata komuniste sikur ato i shpall të dënueshme dhe merr masa adekuate ndaj kryesëve të tyre. Praktikisht, Rankoviqi dhe grupi serb i tij, nuk u dënuan për veprimet antishqiptare, por për rrezikimin e sistemit dhe përplasjet klanore nacionaliste serbe me sistemin e politikës së titos, i cili nuk ishte aspak më mëshirëbërës ndaj shqiptarëve. Megjithatë, pas Plenumit të Brioneve edhe shqiptarët përfituan nga ky liberalizim, përfituan një hapësirë lirie më frymarrëse të veprimit ekonomik shpirtëror e arsimor, por me liri të kufizuar në shfrytëzimin e të drejtës kombëtare. Shqiptarët u detyruan që me demonstrata mjaftë të ashpra, duke thyer tabun komuniste, të shtrojnë kërkesat për lejimin formal të përdorimit të simboleve kombëtare. Rinia studentore shqiptare, më 1968 duhej të derdh gjak e ti nënshtrohet represionit e trajtimeve policore jugosllave, deri sa nxori të drejtën e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar, vetëm pas këtyre demonstratave, përjetimit të dhunës e sakrificës që bëri kjo rini studentore, statusi i Kosovës u ngritë në shkallë Kushtetute. Vetëm pas këtyre kërkesave ultimative, Kosova mori të drejtën të ketë Universitet 1970, i cili u nxor pas një mundi, përpjekjeje, gjakderrjeje e sakrifice të inteligjencës studentore dhe rinisë intelektuale e inteligjencës shqiptare në pëgjithësi në Kosovë. Të gjitha këto ishin kërkesa të studentëve në Demonstratat e 27 Nëntorit 1968, të cilat u plotësuan nën kërcënim të popullit shqiptarë në Kosovë, për të cilat politika komuniste sllave dhe shërbëtorët e verbët shqiptarë të saj, krrokatnin se janë liberal-komunist, se sistemi jugosllav korrigjon gabimet që mundësisht kanë shpëtuar në të kaluarën. Dhunshëm zgjeruan në shumë mjedise me madhësi të theksuar rurale rrjetin e shkollave te mesme, thuaja në çdo vendbanim u hapen shkolla fillore, çdo i ri shqiptarë përcillte shkollimin e obligueshëm fillor. Shumë nga ata që mbaronin shkollën tetëvjeçare i mundësohej shkollimi i mesëm, por shumë nga ata vazhdonin edhe studimet universitare. Kjo periodë pasbrionale, karakterizohet me rritjen e madhe të numrit të nxënëse dhe studentëve shqiptarë. Madje nga frika prej këtij shkollimi masiv të rinisë shqiptare, për t’ia ndalur këtë hov të vrullshëm, qeveritarët shtetëror e politike ankoheshin, sikur këtë potencial shkollarësh nuk ka fuqi financiare ta bartë ekonomia e varfër e Kosovës. Gjithë këto kuadro universitare nuk mund ti absorbojë potenciali i ngushtë ekonomik i Kosovës. Nga ky pozicion politik elita politike jugosllave filloi ta vizitojë shpesh Kosovën, duke bindur strukturat qeveritare shqiptare në Kosovë, se duhej ndalur hovi i këtij shkollimi të pakontrolluar dhe urdhëronin zvogëlimin e numrit të studentëve në Universitetin e Kosovës. Këtë numër studentësh, 48 mijë sa thuhej asaj kohe kishte Universiteti i Kosovës, nuk e kishte asnjë nga 18 universitetet e Jugosllavisë së atëhershme. Megjithë këtë masë të rinisë studentore dhe dyfish më shumë sa kishte rini në shkollimin e mesëm. Gjithë ky potencial arsimoheshin në frymë të shëndosh kombëtare, sepse punën edukative-arsimore në universitet e në rrjetin e numrin e madhe të shkollave të mesme e bartnin brezi arsimor që kishin organizuar Demonstratat e studentëve të 27 Nëntorit 1968. Rrezikimi i pushtetmbajtësve ishte i pa evitueshëm.
Pas Pranverës së Madhe të 1981, ngjarje e cila i organizuan veprimtarët e lëvizjes atdhetare shqiptare ne Kosovë, në shenjë të pakënaqësisë me “Amadmanet e Punëtorëve” 1971, nga më vonë doli Kushtetuta e 1974, me të cilën elita politike titiste, mburrej se ka arritur shkallën më të lartë të barazisë nacionale dhe te drejtave të njeriut. Madje, për këtë kushtetutë zyrtarët kokorisnin se është kushtetuta që garanton barazi më të lartë nga gjithë kushtetutat aktuale, ose siç proklamonte politika komuniste serbe, Kushtetuta më humane e kohës.Veprimtarët atdhetarë shqiptarë nuk u pajtuan me ketë kozmetikë mashtruese komuniste, që synonte te shqiptarët të topiste moralin e veprimtarisë atdhetare. Për të dëshmuar se nuk mund të mashtrohen me kozmetikën kushtetuese, me këto pak lëvizje të vogla, lejimin e simboleve kombëtare, formimin e universitetit apo edhe përfshirjen e vlerave pozitive gjuhësore, historike e kombëtare në lëmin e arsimit, programeve mësimore të liberalizuar të pasuruara edhe me njësi historike, letrare kulturore nga tradita kombëtare. Botimeve të veçanta nga lëmi i shkencës kombëtare, të cilat deri atë kohë ishin të dënueshme për shqiptarët e Kosovës. Ardhja e pedagogëve nga Universiteti Shtetëror i Tiranës në Universitetin e Prishtinës, filluan lëvizjet për integrimin shpirtëror kombëtar ndërshqiptar. Konsulta Gjuhësore 19967 për njësimin e gjuhës shqipe, Konferenca ndërkombëtare në 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në janar 1968 dhe Kongresi i Gjuhës Shqipe 1972 në Tiranë. Paralajmëronin nevojen e domosdonë e integrimit kombëtar shqiptarë në tërësi për të cilin ishte ndijë mangësi mbi katër dekada. Fillet integruese natyrshëm filluan në lëmin e arsimit, sepse pa integrim shpirtërore nuk mund të ketë integrim fizik e material. Klima politike e zbutjes së vogël krahasuar me ndalimit të hekurt të marrëdhënieve me Shqipërinë, nuk mashtroi përkujdesin e veprimtarëve atdhetarë, që të të jenë vigjilent me këto ecuri mashtruese. Andaj, më 1975 ata vazhduan veprimet konkrete kundër këtij mashtrimi, “Grupi i Kamenicës” me Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Isa Kastratin, Skënder Kastratin e të tjerë, shfrytëzoi daljen e Adem Demaçit nga burgu dhe përshkallëzoi veprimet patriotike kundër mashtrimeve komuniste sllave, me veprime mu në Qendrën Studentore në Prishtinë e më gjerë, ata tërhoqën vërejtjen rinisë studentore e shkollorë shqiptare në Kosovë, se nuk guxon të mashtrohet me këto lojëra komuniste. Por, duhet të këmbëngul edhe në vazhdimësi për realizimin e aspiratës kombëtare shqiptare në Kosovë, edhe në shkëputjen fizike të Kosovës dhe trojet tjera shqiptare nga okupimin komunist jugosllav. Kjo aspiratë dhe e drejtë historike, kombëtare e njerëzore është e patjetërsueshme. Po me këto qëllime, vepruan edhe shumë të rinj nxënës, student e mësimdhënës në tetor të 1979, kur për here të fundit “mirëpritën titon në Kosovë”. Këta vargojë të veprimtarisë atdhetare paralajmëruan politikën titiste se, shqiptarët nuk pajtohen me atë liberalizëm që okupuesit mundohen t’ju “dhurojnë” në vend të lirisë. Përkundër gjithë këtyre sakrificave të pandalshme të rinisë intelektuale dhe inteligjencës shqiptare. N Pranverën e Madhe 1981, u arrit të lëkund, jo vetëm sistemin komunist jugosllav të pastitos, por tronditi këtë sistem në mbar shtetet komuniste botërore. Demonstratat e Kosovës ia vuan gishtin në tamth edhe strukturave politike shqiptare të shtresuara propolitikës jugosllave, ia sollën të pamurit verbërisë politike të shqiptarëve në Kosovë dhe masivizuan, vetëdisuan e shkallëzuan lartë shtresën e veprimit kombëtar.
Ngjarjet e 1981 në Kosovë bënë njësimin politikë mbarëkombëtar, eliminuan shtresimet politike në mbarë trojet e okupuara jashtë Shqipërisë zyrtare, ato ndikuan që edhe në Shqipërinë zyrtare historike të mendohet më guximshëm për ndryshime të tërësishme në sistemin qeverisës ndaj shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës. Këto ngjarje filluan nga duhej të fillonin, nga rina studentore e shkollore shqiptare e Kosovës. Kjo rini ishte edukuar nga mësimdhënës e kuadro arsimore, të cilat ishin formuar në vatrën kombëtare në Universitetin e Kosovës, ata ishin brezi i 1968 të cilët me Demonstratat e nëntorit 1968, thyen gjitha parashikimet e politikës “vizionare” komuniste të titos, ato administrative e shkencore të këtij sistemi. Studentët e 1968 tash administronin gjitha nivelet e shkollimit shqip dhe gjitha entet e institucionet shkencore, shoqërore-ekonomike e politike në Kosovë. Nga kjo shtrirje e këtyre brezave, nuk kishte si të mos pritej edukim i shëndosh historike e kombëtar, ashtu siç do të reflekton edhe brezi i ngjarjeve të Pranverës së Madhe të 1981, që mori shtrirje gjithëkombëtare ngriti dhe shkallëzoi formën e veprimit deri në formimin e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe veprimin e saj ushtarak-luftarak e çoi deri në çlirimin e Kosovës dhe shqiptarëve nga okupuesit serbë më 1990–1999.
Kërkesat e studentëve, inteligjencës kombëtare shqiptare dhe shqiptarëve të Kosovës në vazhdimësi të kohës u realizuan. Flamuri kombëtar shqiptar u lirua më 1969, Univerziteti i Kosovës u formua më 1970. Kushtetuta e Kosovës realizua më 1974, ndryshuan shumë raporte e forma të veprimit politik në nivele e struktura të sistemit shtetëror e administrativ. Por, nuk u realizua kërkesa madhore e shqiptarëve të Kosovës vetëvendosja dhe statusi i Kosovës në nivel Republike, atëherë në kuadër të Federatës Jugosllave, në ngjarjet e më vonshme Kosovën Republikë, shtet i pavarur dhe sovran në vazhdimësi të kohës Kosovën e bashkuar me gjitha trojet etnike. Shqiptarët në Kosovë tash kishin Universitetin e Kosovës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, kishte rifilluar punën Instituti Albanologjik, u themeluan Instituti i Historisë dhe Arkivi i Kosovës. Rrejti i shkollimit fillore dhe ai i mesëm, mori shtrirje cep më cep të vendbanimeve kosovare, shtriu gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë në shkollim fillore dhe të mesëm gjithë rininë shqiptare. Shkurt e shqip, u mvehtësuan shumica nga entet dhe institucionet arsimore, shkencore, ekonomike dhe nivelet administrative shtetërore e politike. Kosova, me një popull shumë vital e kreative, të ngritur në aspektin arsimore e shkencore, me vetëdije shumë të lartë kombëtare e synim të çart drejtë aspiratës historike. Me gjithë strukturën shoqërore e shtetërore këto vite po merr formë dhe përmbajtje më avancuese shtetësie, dhe është në pritje të pavarësisë së plotë.