Shkolla shqipe në Patra lajmëron të gjithë prindërit shqiptarë që banojnë në qytetin e Patrës dhe në rrethinat e saj, se Shkolla Shqipe ”Naim Frashëri”, në qytetin e Patrës, Greqi, po përgatitet të hapë dyert e saj për të 14-tin vit radhazi, për mësimin e gjuhës amtare falas, tek fëmijët e shqiptarëve që banojnë në këtë qytet dhe në periferi të tij.
Po ashtu dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë falas, gjuhën shqipe edhe online.
Mësimet fillojnë së shpejti dhe zhvillohen në shkollat publike greke, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të qytetit të Patrës.
Gjithashtu janë të mirëpritur të gjithë ata shqiptarë dhe të huaj, që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe të rregjistrohen pranë shkollës “Naim Frashëri”.
Rregjistrimet fillojnë nga sot 25 gusht 2021 deri në javët e para të fillimit të shkollës.
“Gazeta Diaspora Shqiptare”