Shkon në 45 numri i viktimave të sulmit izraelit në Rafah

Gazë, 27 maj 2024 – Ministria e Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi në Gazë bëri të ditur sot se numri i viktimave në Rafah, si pasojë e një sulmi izraelit të dielën gjatë natës, ka arritur në 45, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, razporton Zëri i Amerikës.

Sipas kësaj ministrie, të paktën 12 prej viktimave ishin gra, 8 ishin fëmijë dhe 3 ishin të moshuar. Familjarë të dhjetëra palestinezëve të vrarë në sulmin ajror izraelit, që goditi tendat dhe vendbanimet e përkohshme të të zhvendosurve, u varrosën sot nga të afërmit e tyre. Tri viktima ishin djegur aq sa nuk janë identifikuarf ende.

“Nuk po mundemi t’i identifikojmë të dashurit tanë. Nuk po mund t’i identifikojmë”, tha një grua ndërsa po vajtonte pranë kufomave të viktimave.

“Nxorëm fëmijë që ishin bërë copë-copë. Nxorëm të rinj e të moshuar. Zjarri në kamp ishte i paimagjinueshëm”, tha nje tjetër desmitar.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, lagjja e goditur gjatë natës së kaluar ishte shenjuar si “zonë humanitare” nga Izraeli dhe nuk ishte në mesin e lagjeve banorët e të cilave ishin urdhëruar nga Izraeli që të evakuoheshin.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëme të mëdha të shkaktuara nga sulmi.

Ushtria izraelite konfirmoi se e ka kryer sulmin, duke thЍnë se e kishte goditur “një bazë të Hamasit”. Sipas saj, në tëtë sulm janë vrarë dy zyrtarë të lartë të kësaj organizate e cila është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ushtria izraelite tha se po hetonte njoftimet për viktimat civile si pasojë e sulmit, ndërkohë që ushtria izraelite vazhdon të godasë me tanke pjesët qendrore dhe lindore të qytetit.

Ky sulm në Rafah erdhi disa orë pas raportimeve se Hamasi sulmoi Izraelin me raketa me rreze të gjatë veprimi, të lëshuara nga Gaza. Autoritetet izraelite nuk raportuan për pasoja në njerës apo për dëme mmateriale.

(r.m.)