Shkretëtira e Saharasë po bëhet gjithnjë e më e gjelbër

Shkretëtira e Saharasë, në zonën e saj jugore, po bëhet gjithnjë e më e gjelbër.

Ky nuk është një lajm i mirë. Siç tregohet nga imazhet satelitore, bimësia është rritur qartë në zonat e Nigerit dhe Çadit dhe është edhe më e gjelbëruar pikërisht mbi ekuatorin, në Republikën e Afrikës Qendrore.

Ka dy shkaqe: një fluks anormal i shiut vitet e fundit në ato zona dhe ndryshime në ekosistem.

Tendenca sheh rritje të reshjeve në një rajon, që historikisht duhet të ketë reshje nën 25 mm në vit.

Në një nivel të përgjithshëm, ka një zhvendosje më në veri sesa ajo, që ndodh zakonisht në të ashtuquajturën “zona e konvergjencës ndërtropikale”.

Ky ndryshim shkakton stuhi në Niger, Çad, Sudan dhe vende të tjera afrikane, me përmbytje, prishje digash dhe pasoja të rënda për popullsinë lokale.

Të dhënat e regjistruara në korrik na tregojnë, se në vendet afrikane të përmendura më sipër, reshjet e tyre u rritën me 400% krahasuar me mesataren.

Me pak fjalë, ndërsa bota ngrohet, ajri është në gjendje të mbajë më shumë lagështi dhe kjo mund të çojë në musone më të lagështa dhe përmbytje më shkatërruese, ashtu siç ndodhi këtë sezon në Çad dhe Niger.

Në studimin e botuar në revistën Science Advances, studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT), besojnë se këto transformime mund të jenë për shkak të ndryshimeve në drejtimin e boshtit të Tokës, të cilat modifikojnë periodikisht mënyrën në të cilën Toka merr rrezet e diellit.

Zbulimi është i rëndësishëm “për të kuptuar historinë e kësaj shkretëtirë dhe në cilat kohë ishte mikpritëse për njerëzit”, tha profesori David McGee i MIT.

Prandaj, Saharaja nuk do të kishte qenë gjithmonë e shkretë dhe shterpë. Pikturat primitive të shpellave dhe fosilet e zbuluara tregojnë, se kjo shkretëtirë dikur ishte një oaz relativisht i gjelbër, ku lulëzuan vendbanimet e njerëzve. / SkyTg24

(Shqip.al)