“THE INTERNATIONAL BEST POETS AND TRANSLATORS PRIZES 2023…” – THE DAILY GLOBAL NATION –
Gazeta Ndẽrkombētare e Pavarur, “The daily global nation”, nē 29 nẽntor, nē rubrikēn “Letērsia botērore” (World Literature) boton “Çmimet pēr poetēt dhe pērkthyesit mē tẽ mirē ndērkombētare 2023 nē Kinē.”
Sipas gazetẽs: “Juria pērbēhej nga poetë, përkthyes dhe studiues të nderuar nga 18 vende, duke përfshirë Italinë, SHBA-në, Poloninë, Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Emiratet Arabe, Rumaninē, Suedinē, Indinē, Francen, Spanjēn, Kinēn, Shqipërinē, Greqinē, Gjermaninē, Argjentinēn, Izraelin, Japoninẽ, Danimarkēn dhe pasi juria zhvilloi tre raunde votimi gjatë një periudhe prej dy muajsh, resultoi në katërmbëdhjetë fitues të përbërë nga poetë dhe përkthyes nga trembëdhjetë vende të ndryshme. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për 18 gjyqtarët ndërkombëtarë për përkushtimin e tyre profesional dhe të shprehim urimet tona më të ngrohta për të gjithë fituesit e merituar!
Mes fituesve nga bota ēshtẽ dhe Visar Zhiti. Gazeta ka botuar nga njē poezi nẽ gjuhēn angleze nga secili fitues dhe nga Visar Zhiti ēshtē zgjedhur poezia “Atē natē nē kryeqytet”, qẽ ēshtẽ botuar nē librin e tij tẽ parē, “Kujtesa e ajrit”, Tiranē 1993 dhe mē pas nē gjuhēn e angleze nē librin “The condemned apple”, 2005, SHBA.
Poezia gjithashtu ēshtē dhe nē librin, qē doli kētē vit, dy gjuhēsh, anglisht dhe kinezçe, “The gathering light”, 聚集光, Kinē 2023.
Po e sjellim poezinē nē gjuhēn e poetit.
Visar Zhiti
ATË NATË NË KRYEQYTET
Ishte natë,
me të vërtetë ishte natë,
natë e një stine të egër
dhe emri yt Pranvera ende
s’kishte ardhur,
rrinte drojtur në rrugë
si një sorkadhe e hutuar
mes tankeve,
kishte tanke vërtet
dhe statuja të rrëzuara
dhe zemrat kishin mbetur bosh
si pedestalet
me mermer të rrjepur.
Po në këtë botë ishe dhe ti.
O Zot, sa mirë që je dhe ti
në këtë botë
dhe unë të ndjej si ky skelet peme
që ndjen vërshimin fosforeshent
të kësaj hëne të madhe,
të madhe dhe të gjallë,
e ndjeshme si ty,
si mendimet e tua.
E si të mos të përqafoja? Rruga
ishte me plot ushtarë
me armë të zeza.
Kisha frikë për ty,
nuk doja që ti të shikoje
ushtarë të egërsuar,
ushtarë kundra nesh
e megjithatë jo të huaj.
(E pse, kështu do të ishin gjithmonë
sfondet e ngjarjeve të mia?)
Në sytë e tyre të putha
që ata të ndjenin mëkatin e armëve
dhe të përcolla deri në shtëpi
përtej shtetrrethimit,
por jo përtej zemrës.
> —————————————
Nga libri “Kujtesa e ajrit”, Tiranē 1993.