Bratisllavë, 15 maj 2025 – Shkrimtari 71 vjeçar Juraj Tsintula është autori i atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico mesditën e sotme.
Shkrimtari i njohur e ka thirrur në emër kryeministrin para se ta qëllonte me armë zjarri.
“Robert, hajde këtu!”- mësohet të jetë shprehur 71 vjeçari para se ta plagoste kryeministrin teksa ky i fundit po bisedonte me disa prej mbështetësve të tij.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Në vitin 2016, Tsintula punoi si roje sigurie në një qendër tregtare. Një ditë ai u dhunua nga një trafikant droge i cili shkaktoi një sherr në një supermarket. Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë të merrte aktin ekstrem.
(Top Channel)