Uashington, 1 tetor 2023 – Presidenti Joe Biden miratoi ligjin për financimin e qeverinë amerikane deri në mes të nëntorit, duke shmangur mbylljen e pjesshme, kur kishte mbetur më pak se një orë nga skadimi i buxhetit fiskal.
Presidenti postoi në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter, fotografinë e tij duke nënshkruar projektligjin të shtunën vonë në mbrëmje. Në mesazh, ai i kërkoi Kongresit që të fillojë punën menjëherë për të miratuar buxhetin për vitin e plotë fiskal.
I just signed a law to keep the government open for 47 days. There’s plenty of time to pass Government funding bills for the next fiscal year, and I strongly urge Congress to get to work right away.
— President Biden (@POTUS) October 1, 2023
The American people expect their government to work.
Let’s make sure it does. pic.twitter.com/ffjwUIPWIt
Senati amerikan, në një takim të rrallë të fundjavës, miratoi një projektligj financimi të shtunën mbrëma, duke ia dërguar atë presidentit Joe Biden për nënshkrim dhe duke shmangur një mbyllje të qeverisë federale që do të dëmtonte ekonominë e vendit.
Projektligji, i cili kaloi në Senat me 88 vota për dhe 9 kundër, pasi u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, do të financojë qeverinë federale deri më 17 nëntor. Masa përfshinë 16 miliardë dollarë ndihma në rast fatkeqësishë të kërkuara nga Presidenti Biden, por nuk përfshin fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.
Pas votimit, Presidenti Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se miratimi i projektligjit parandaloi “një krizë të panevojshme që do të kishte shkaktuar dhimbje të panevojshme për miliona punonjës amerikanë”.
Sikur projektligji të mos miratohej nga Kongresi dhe të nënshkruhej nga presidenti deri në mesnatën e së shtunës, qeveria federale do të mbyllej pjesërisht.
Rreth 4 milionë pjesëtarë të personelit të shërbimit ushtarak dhe punonjës të qeverisë amerikane nuk do të paguheshin, megjithëse shërbimet thelbësore, si kontrolli i trafikut ajror dhe pikat zyrtare të hyrjes kufitare do të kishin ende mjaft personel. Pensionistët mund të mos i merrnin pagesat e tyre mujore në kohë për të paguar faturat dhe për të blerë ushqime dhe parqet kombëtare mund të mbylleshin.
Për ditë të tëra kjo dukej e pashmangshme.
(Zëri i Amerikës)