Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci nuk ka thënë se e kishte zënë gjumi

Sllavonski Brod (Kroaci), 1 gusht 2021 – Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidenti fatal me autobus në Slavonski Brod të Kroacisë, disa ditë më parë, nuk ka thënë asnjëherë se e kishte zënë gjumi.

Gazeta kroate “Jutarnji List” shkruan se shoferi D.L., 52-vjeçar, në deklaratën që dhënë në polici, kishte thënë se diçka e kishte shqetësuar gjatë vozitjes, prandaj kadalë në trotuar e pastaj në pjesën anësore të rrugës, ku është përmysur autobusi.

“Vetëm pasi të lexohet tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferët e autobusit të vdekjes, njëri prej të cilëve vdiq në aksidentin që ndodhi pranë Slavonski Brod, ishin në përputhje me të gjitha rregullat e punës. Siç zbuluam jozyrtarisht, në një deklaratë në Polici, e cila u dha pa avokat dhe e cila gjithsesi nuk është provë në procedurë, shoferi D.L. (52) nuk tha në asnjë moment se e kishte zënë gjumi, por se diçka e pengoi drejtimin e tij dhe se ai u drejtua kah trotuari”, shkruan “Jutarnji List”.

Një dëshmitare ecila është pyetur nga policia hetimore në Slavonski Brod ka thënë se të dy shoferët kannë vozitur autobus të linjës Frankfurt – Prishtinë preh së paku 15 vjetësh.

Në aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë vdiqën dhjetë persona: nëntë mërgimtarë që po vinin për pushime në Kosovë dhe njëri nga dy shoferët e autobusit. Në këtë aksident u lënduan 43 udhëtarë, dy prej të cilëve morën lëndime të rënda.

Shoferit D. L. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

(r.m.)