Nga Beqir SINA – Prizren
Video slideshow: https://youtu.be/tty2g4YzIWU
« Personaliteti shumplanësh i Mustafa Merlika Kruja dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore të kombit shqiptar me rastin e 135 vjetorit të lindjes(1887-2022) »
“Java e Trojeve të Arbrit” filloi sot më, 12 Qershor në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare me një sesion shkencor për Kryeministrin e Shqiperisë Etnike Mustafa Krujën .
Ky sesion shkencor që u mbajt në Hotel “Luxori” në rrugën Prizren –Suharekë, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre profesore , historiane, studiues, shkrimtare e poete përfshirë edhe publicistin e njohur nga Italia Evgjen Merlika, i nipi i Mustafa Merlikës Krujës.
Ky sesion i veçante shkencor kishte në programin e tij kumtesat e përgatitura nga studiuesit nga Shqiperia, Kosova , Maqedonia shqiptare, Evropa dhe Amerika, të cilët me paraqitjen e temave te tyre i dhanë madhështinë këtij aktiviteti shkencore dhe kombëtare.
«Ta vendosish në vend historinë e burrave të mëdhenj atdhetar që u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike është pak më e madhe se shkencore, pra, është një mision kombtar që duhët të vazhdohet pa u ndalur » shkruan Shoqata e intelektualve Shqiptarë “Trojet e Arbrit »
Moderatorja e pjesës solemne Arbershë Berisha
Himni kombëtar Shqiptar
Ernest Koliqi : « Kanga e Kapidan Markut » recitojë Fatime Kalimishi
Kumtesa kryesore u mbajt nga nipi i ish kryemnistrit të Shqipërise etnike publicisti dhe pêrkthyesi Eugen Merlike : « Pak faqe mbi të vërtetën në jetën dhe veprën e Mustafa Merlika – Krujës
Kënga « Thrret Prizereni mori Shkodër » këndoj Mirak Ukaj
Dr. Nexhmedin Spahiu : « Mustafa Kruja – figura më e ndritur intelektuale dhe figura më e pjekur politike e shekullit XX ».
Dr. Qerim Lita nga Shkupi me kumtesën : « Mustafa Kruja dhe tokat e liruara »
Tomë Mrijaj « Dritë mbi fragmentet e jetës dhe veprimtarisë patriotike dhe enciklopedike të burrshtetit Mustafa Kruja – Merlika »
Dr Besim Morina : « Mustafa Merlika-Kruja Politikani i shquar dhe nënshkruesi i Pavarësisë së Shqipërisë »
Fatmir Minguli : Aspekte të arsimit në rini të Mustafa Merlika Kruja
Fazli Hajrizi : « Dimesioni i panhohur gjuhësor dhe epistolari i Mustafa Merlika Krujës «
Mr.sc. Nue Oroshi : « Letërkëmbimet në mes të Mustafa Merlika Krujës dhe Kapidanve të Mirditës Gjon Marka Gjoni dhe vëllezervë Mark e Ndue Gjon Marku
U lexuan dhe kumtesat : Prof.dr. Muhamet Shatri : « Mbrojtja e Pazarit të Ri dhe kufijve të Shqipërisë Etnike me Malin e Zi dhe Serbinë ne kohën e qeverisë Kruja (1941-1943
Dr. Rovena Vata (Mjeshtre e Madhe) « Si e njohim Mustafa Krujën në Revistën « Shejzat » të Ernest Koliqit
Avokat Ndre Molla : « Mustafa Merlika Kruja një jetë në shërbimbtë atdhetarizmës shqiptare »
Mr.sc. Rezahana Hysa « Vështrim rreth librit « Rravigime të lira në shtigjet e historisë shqiptare (Rrugëtim i përfytyruar nëpër qivjetoret deri në ditët tona) »
Mërgim Korça : « Politikani largpams Mustafa Merlika Kruja »
Emrije Krosi : « Dimesioni i panjohur gjuhësor dhe epistolari i Mustafa Merlika Krujës »
Dr.sc. Zog Çoçaj : « Kontributi i Mustafa Merlika Krujës për Kosovën »
Xhemaledin Salihu -Preshevë: »Rezitenca e armatosurce shqiptarve të Kosovës Lindore në Luftën e Dytë Botrore përgjatë hekurudhës Bujanovc – Preshevë-Kumanovë në perkrahje të vendimeve të Kryeministrit Mustafa Merlika Krujës për bashkim kombtar»
Në fund publicisti dhe shkrimtari Tom Mrijaj mbajti edhe fjalën e mbylljes duke faleminderuar në emër të organizatorit dhe treguar rëndëdinë e këtij simposiumi:
« Shoqata “Trojet e Arbrit “falënderon të gjithë studiuesit nga Shqiperia , Kosova , Maqedonia shqiptare , Evropa dhe Amerika për paraqitjen e temave te tyre ku i dhanë madhështinë këtyre tre aktiviteteve shkencore dhe kombëtare.Ta vendosish në vend historinë e burrave të mëdhenj atdhetar që u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike është pak më e madhe se shkencore, pra, është një mision kombtar që duhët të vazhdohet pa u ndalur. »
Pas Prizrenit në mënyrë të organizuar do të udhëtojmë për në Lezhë ku me 13 Qershor 2022, në Hotel “Lisë ” në Lezhë neser do të mbajë sesionin tjetër shkencor për Monsinior dr.Zef Oroshin.
« Qershia mbi tortë e këtyre aktiviteteve është akademia përkujtimore me rastin e 76 vjetorit të rëniës heroike të komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Marku, që do të mbahët më, 14 Qershor 2022 po në Lezhë në sallën e çerdhës së fëmijëve në Sheshin “Gjergj Kastrioti”.