Nga Keze Kozeta Zylo
Ëndrra 5 vjeçare e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. për të pasur një zyrë të sajën u realizua me plot sukses. Zyra ndodhet në Overhill Place, Yonkers, NY.
Dhjetra shqiptaro amerikanë u mblodhën së bashku për të inaguruar zyrën e re të shoqatës e cila i siguroi këto mjedise për herë të parë, ku anëtarë të shoqatës dhe të rinj bënë foto pranë simboleve të shoqatës dhe flamujve kombëtar shqiptar dhe amerikan.
Bodi i Drejtorëve të Shoqates si: Bashkim Shehu, Mark Qehaja, Fation Zogiani kishin kohë që kishin punuar për të organizuar këtë aktivitet me një program të caktuar profesionalisht dhe plot kulturë. Këtë zyrë e dhuroi atdhetari dhe pronari i ndërtesës z. Halit Daci si dhe znj. Mjafturie Daci. Ishte një zyrë shumë komode e rregulluar bukur me shije, ku dominonin simbolet e Shoqatës, certifikatat e mirënjohjes me korniza të varura në mur, vlerësuar për punën e bërë gjatë 5 vjeteve të kaluara.
Në hyrje të zyrës na uronin mirëseardhjen z. Bashkim Shehu, Kryetar Nderi dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”. Aktiviteti madhështor i kësaj shoqate së fundi ka qenë promovimi i librit “Gjenocidi serbo-malazez” i cili është një studim historik kombëtar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë shkruar nga shkrimtari z. Rrustem Berisha. Këto aktivitete sensibilizuese për Kombin ja rritin karatin dhe më shumë shoqatës si dhe Bordit të organizimit të këtyre veprimarive me vlerë.
Aktiviteti filloi me përshëndetjen e z.Bashkim Shehu ish Zv/Ministër i Mbrojtjes.
Z. Shehu iu uroi gjithë pjesëmarrësve mirëseardhjen dhe shoqatës ta gëzojnë zyrën e re. Ai falënderoi z. Halit Daci për këtë mjedis të këndshëm që kishin krijuar dhe gjenerozitetin e tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi gjithmonë bashkë për ta nderuar emrin e lartë që mban Shoqata jonë. Z. Shehu në emër të Bordit propozoi që t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë që Gjeneral Asllan Bushati Anëtar Nderi i Shoqatës te dekorohet me titullin e larte “Nderi I Kombit”, propozim që u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit.
Rreth Historkut të Shoqatës
Rreth historikut të Shoqatës, veprimtarisë së saj që nga themelimi dhe platforma për të ardhmen foli z. Mark Qehaja, në emër të Bordit dhe Kryetar Nderi i Shoqatës. Z. Mark Qehaja një aktivist i palodhur i Kombit midis të tjerash tha: “Ndër veprimtaritë më të mëdha të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej pa dyshim kanë qenë Akademitë shkencore e përkujtimore në nderim të figurave madhore të Kombit tonë si At,Gjergj Fishta e Heroi legjendar Adem Jashari.
Me reputacionin që krijoi Shoqata në këtë hark kohor u shtuan kontaktet dhe interesimi i mjaft figurave të spikatura të njohura botërisht me kontributin e tyre, të cilët morën pjesë dhe referuan në veprimtaritë tona si z.William Walker ish Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe shumë personalitete të tjera.
Dita e Flamurit 28 Nëntori është festuar çdo vit me aktivitete të larmishme me pjesëmarrje të gjerë. Pavarëia e Kosovës ngjarje e madhe historike ka qenë një ndër aktivitetet e organizuara nga shoqata jonë.
Festa e Pavarësisë së Amerikës e mjaft organizime të tilla kanë qenë pjesë e përhereshme e angazhimit tone.
Aktivitetet kulturore kanë qenë prezente me shumë interes, pjesëmarrje e me cilësi të lartë.
Kemi organizuar promovimin e librit të shkrimtarit Besim Muhadri si : Avdyl Gjocaj mësues dhe luftëtar i UCK-së.
Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 ishte një ngjarje tragjike. Shoqata jonë iu përgjigj menjëherë.
Kosova ka qenë kurdoherë në focus të veprimtarive tona,ne kemi marrë pjesë në Kongresin Amerikan në një séancë për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Vizita në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë takimi me drejtorin e kabinetit të Ministrit të këshilltarit për sigurinë dhe mbrojtjen, vizita në Memorialin e familjes Jashari e të Heroit legjendar Adem Jashari, takimi dhe biseda me djalin e heroit Adem Jashari ishin ndër takimet shumë impresionuse e të mirëpritura nga të dy palët.
Në mediat vizive dhe asaj të shkruar kemi dhënë mendimet tona dhe kemi reaguar sidomos për momentet e rëndësishme që u përfshi Kosova pas shpalljes së Pavarësisë siç ishte Gjykimi i drejtuesve të lartë të UCK-së në Gjykatën e Hagës, zhvillimet në Veri të Kosovës dhe sulmi i grupit terrorist serb mbi territorin e Republikës së Kosovës dhe vrasja e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku Hero i Kosovës.
Dua të veçoj bashkëpunimin mjaft të ngushtë me TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që drejtohen nga bashkëthemeluesit e bashkudhtaret tanë të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” z. Qemal e znj. Kozeta Zylo, Anëtarë Nderi me kontribute të veçanta në komunitetin Shqiptar të Amerikës dhe për Kombin. Por si ka vazhduar kjo përvoje e gjatë pune, përkushtimi e bashkëpunimi nën drejtimin e z.Imer Laçaj?
Duhet thënë se veprimtaria e kësaj shoqate është zbehur ajo është përqëndruar në disa aktivitete dytësore si lojra shahu apo veprimtari zbazitëse për fëmijë e të tjera si këto që nuk tregojnë asgjë për imazhin e një shoqate që ka në focus të saj promovimin e vlerave e identitetin tonë kombëtar të datave e ngjarjeve historike. Kryetari i sotëm Imer Laçaj ka shkëputur lidhjet me ata që e themeluan këtë shoqatë dhe që e lartësuan emrin e saj në hapësirën mbarë shqiptare me ato aktivitete shumë dinjitoze e të mbështetura gjerësisht jo vetëm nga komuniteti shqiptar në Amerikë dhe shoqatat tona si motra por dhe ne Shqipëri e Kosovë
Imer Laçaj ka përdorur frymën e përjashtimit duke e kthyer shoqatën në një organizatë politike Në shoqatë njerëzit afrohen vullnetarisht po dhe vullnetarisht mund të largohen, nuk ka snaksione apo interesa.
Por dy janë shtyllat ku mbështetet aktiviteti dhe jetëgjatësia e shoqatës, burimet njerëzore dhe burimet financiare. Këto janë: Shtimi i burimeve njerëzore që në këtë rast është antarësia e cila është tkurrur dhe pakësuar në vend që të shtohej dhe pakësimi dhe keqpërdorimi i burimeve financiare pra fondet që ka shoqata në dispozicion,
Për të dyja këto që kanë te bëjnë me ekzistencën e vetë shoqatës Imer Laçaj është thirrur për të raportuar në Bordin ne Drejtorëve, por nuk ka pranuar duke injoruar kështu këtë organizëm ligjor vendimarrës dhe duke mos patur argumentat e duhura për të justifikuar keqpërdorimin dhe keq menaxhimin e fondeve,
Bordi ka shkarkuar Imer Laçaj si anëtar të saj dhe detyrimisht, kur nuk je Anëtar Bordi nuk mund të përfaqësosh asgjë. Nuk ke të drejtën e vulës, simboleve dhe të drejtave të tjera të rrjeteve sociale, etj.
Gjithçka është bërë me ekspertizën e avokatit tonë z James Mandel në përputhje të plotë me Legjislacionin e Departamentit të shtetit të New Jorkut për shoqatat.
Kjo situatë e krijuar më shumë se kujt na dhëmb ne si Bord, i dhëmb anëtarëve e mbështetësve tanë, prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë këtyre individëve të na bashkohen, të rrisim bashkëpunuimin tonë vëllazëror, të vazhdojmë e të jemi një zë që dëgjohet dhe ka çfarë të tregojë, të cilën e kemi treguar me punë e jo me fjalë,
Duke i falënderuar dhe njëherë të gjithë anëtarët e Shoqates Shqiptaro “Skënderbej” Inc. e të gjithë mbështetësit tanë le të vazhdojmë së bashku punën e nisur për më tej.
Në këtë prezantim edhe njëherë falënderoj të gjithë drejtusit ndër vite që kanë treguar përkushtim e përgjegjshmëri përfundoi z. Mark Qehaja.
17 Anëtarë të rinj
Z. Faton Zogiani Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës përshëndeti gjithë të pranishmit dhe me humor tha se siç e shikoni ne të Bordit dhe të kryesisë nuk i kemi marrë dhe bashkëshortet tona për shkak të vendit të ngushtë. Ne kishim dhe shumë anëtarë të tjerë të vjetër që nuk mund të vinin dot në këtë takim. Ai i falënderoi të gjithë anëtarët e rinj dhe tha që të jemi bashkë për të mira dhe në nevojë, vetëm bashkë ecim përpara. Z. Halit Daci dhurues i këtij mjedisi të këndshëm shprehu idenë që shoqata të ketë një revistë të saj të printuar dhe në Online, pasi kështu bëhet dhe më e njohur dhe shkrimet do të shërbejnë vetëm në shërbim të çështjes kombëtare. Anëtarët e rinj u prezantuan me radhë dhe natyrshëm ajo që do më ngelet në mendje ishte fjala e plakut Selim Kortoci i cili me plisin në kokë tha: “Ne duhet të punojmë fort që të kthehemi në trojet tona pasi ai është vendi ynë, janë rrënjët tona. Inxh. Lamçe përshëndeti plot respekt dhe tha se do të punojmë fort të gjithë që shoqata jonë të eci më shumë. I biri i tij është inxhinier dhe i integruar plot kulturë në Amerikë.
Gjeneral Asllan Bushati Anëtar Nderi i Shoqatës tha midis te tjerash se ne duhet të punojmë dhe ta mbajmë me nder emrin e madh të Babait të Kombit Gjergj Kastriot Skënderbej.
Teuta Kodra një anëtare e re e shoqatës, drejtore e marketingut për Euro News, ku vajza e saj ka persepektivë për një Dua Lipa e dytë, foli me plot respekt për këtë shoqatë pasi ishte e vetmja shoqatë në Diasporë që e mbështeti për të ardhmen e vajzës në Amerikë.
Edmond Kortoci anëtar i Forcave të Policisë Amerikane tha se ndihej i gëzuar qe merrte pjesë në këtë takim dhe shprehu vullnetin patriotik për të ndihmuar.
Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së anëtar i shoqatës ndër vite përshëndeti dhe mbështeti raportin e lexuar nga Mark Qehaja, ku gjithë parafolësit si dhe pjesëmarrësit e duartrokitën. Z. Esat Seci si
nje ndër anëtarët e vjetër të shoqatës që në themelim te saj tha se është kënaqësi të mblidhemi sot këtu bashkë dhe të jemi për njeri tjetrin dhe Kombin.
Artisti dhe atdhetari i flaktë Tom Gjergji përshëndeti me plot respekt pjesëmarrësit.
Z. Gjergji gjithmonë ka qenë në aktivitetet kryesore të shoqates ku gezon respektin e të gjithëve.
Enes Basha një djalë plot perspektivë dhe të ardhme pëshëndeti dhe falënderoi që e pranuan në radhët e saj. Andi Sula ndihej krenar që do të aderonte në radhët e kësaj shoqate. Edona Gjidiaj një vajzë e talentuar dhe shumë e re shprehu vullnetin e saj për të bashkëpunuar me këtë shoqatë.
Anëtarët e rinj janë: Gëzim Lamce, Indrit Lamce, Bleron Hashani, Teuta Kodra, Drin Zogejani, Dardan Zogejani, Hermes Meka, Enes Basha, Gresila Basha, Selim Kortoci, Edmond Kortoci, Hysen Xana, Fatbardha Xana, Rasim Gjidija, Andi Sula, Isa Topi.
Për të pranishmit u shtrua një kokteil ku nëpërmjet duartrokitjeve z.Mark Qehaja hapi shishen e shamapanjës dhe me duartrokitje të shumta njerëzit trokëllinin gotat me njeri tjetrin.
Artisti i mirënjohur Shaban Lajqi interpretoi vargje për shqiptarizimin, vargje plot mesazhe dhe mirësi. Shaban Lajqi me kontribute të vyera në Diasporë ka qenë pjesëmarrës dhe ka debutuar në aktivitetet e ndryshme në shoqatë.
Pjesëmarrësit u larguan të gëzuar me dëshirën e mirë për t’u mbledhur si motra e vëllezër në aktivitetin tjetër të radhës.
8 Tetor, 2023
Yonkers, New York