Nga Sejdi (Sergio) Bitici
U takuem me 1958, kur unë erdha prej Magures ku fillova gjimnazin u paraqita për regjistrim në Internatin e shkollave të Mesme në Prishtinë, ku Zefi ishte perfaqsues (titull simbolik) i ketij establishmenti prej 100 studentësh.
Prej asaj dite mbetëm te afert dhe ndamë të mirat e të kqijat së bashku nepër situata të vështira. Nuk kuptoj pse Zefi, i cili ishte personi ma i dashtun prej të gjithve në Prishtinë, pranoi shoqninë time me gjithë sinqeritetin e dashuninë njerëzore.
Mësova se ai kishte ves që çdo të Premte prej orës 12:00 deri në 12:30, të ndēgjonte radio programin e Radio Tiranës ORKESTRINA POPULLORE me kangë Shkodrane.
Sa herë, që isha prezent më ftonte me ndëgjue programin e ndaluem rrebësisht nga UDBA, së bashku. Ai gjente ndonji vend të qete e privat për ketë program javor kaq te preferuem.
Në Korrik e Gusht, kur internati ishte i mbyllun, vetëm Zefi jetonte aty, sepse ishte i vetëm dhe kjo ishte shpia e tij e vetme. Baben e tij Ndue dhe vllain Bibë i kishte në kampin e te huejve në Gerovo, Kroaci dhe ma vonë në Itali dhe Amerikë.
Zefi, pëveç natyrës së tij karizmatike ishte person me shum talente për sporte e tjera. Megjithëse trupshkurtë ai luente volleyball për skuadren e Prishtinës dhe kishte diplomën për trainer dhe arbiter te këtij sporit.
Me Zefin kemi percjell sportin dhe kampionatet e ndryshme ne transmetimet radiofonike. Me kujtohet kur me 1958 bashkë me Zefin e tjerë kolegë kemi ndegjue transmetimin Finales se Kampionatit Botnor ne mes Suedisë e Brazilit, nga nji altoparlantn në eksterior te murit te internatit.
Zefi ishte tifo i flakët i Hajduk-ut të Split-it dhe ne thirrëshim Vukas, në emen të sulmuesit legjendar Bernard Vukas. Më ka thanë se ka qenē simpatizer i Hajduk-ut qysh se ne kamin e Shqipnisë me 1947.
Zefi gjithashtu ishte shahist i njoftun, i cili mi dha lekcionet e para të kësaj loje inteligjente. Shahistë të kategorisë profesionale ishin edhe Ali Çela, Tropojan, kampion i Kosovës. Tahir Lushaj poashtu Tropojan, Veli Cahani, Hasjan dhe ma vonë ma i riu Hamdi Nezaj, Shipzhjan.
E di se Zefit do ti bahej qefi që do ti permendi edhe emnat e tjerëve “emigrantë” kolegë tanët në Internat (konvikt).
Këta janë Aqif Rata, Hasan Sokoli, Ndoc Nazi, Rexh Xhakli, Abedin Mulosmanaj, Gjin Buçaj, vllai i Gjonit, Gani Vlahna, Prenush Marku, Zef Balaj, Ndue Gjoka, Luigj dhe Alfons Marvukaj. Ishte edhe nji tjetër shahist i mirë dhe gjimnazist i shkelqyeshem, perveç notes se ultë ne landen e Serbishtes, sepse ai ishte le rritë në Shqipni. Ai u ba shok me Zefin dhe na u bashkue ne, sepse ndihej i afert. Quhet Jovica Hristiçi. Në shkollë e quejshin Toskë, sepse flitte vetem tosknisht.
Ishte rritë në kampet e përqendrimit në Shqipni.
Ne kohen e lirë, kur bashkoheshim ndajshim biseda serioze , tue qenë të gjithë antikomunistë flitshim për letersine e autorëve antikomunistë si Koliqi e tjerë. Lahutën e shperndajshim dorë në dorë, e cila gja ishte shkak i burgosjes së shum patriotëve Kosovarë. Flitej për situatën e rradhës në Kosovë kush u arrestue e kush u burgos, per Adem Demaçin, librin e tij Gjarpijt e Gjakut dhe arrestimin e tij. Flitshim per te afermit tanë në kampet famkeqe në Atdhe. Nga emnat që permenda vetem njeni ra në burg, i cili kishte qenë shok klase me Demaçin.
Me 1961 Zefi shkoi në spital për nji infektim të thonit të kambës. Falë popullaritetit të tij, jo ma pak se 100 personai shkuen per vizitë. Gja e rrallë ose e pa ndëgjueme. Pesoneli prej mjekve dhe doktorve u paraqiten per lojë shahu me Zefin, të cilët Zefi i mundi të gjithë pa asnji humbje.
Me 10 Tetor 1965 bashkë me vllain tim e takuem Zefin ne Bozhur ku ja zbuluem sekretin tonë se po niseshim me tren deri afer kufinit për arratisje në Itali, sekret që nuk ua kishim rrëfye as prindëve tanē të shkretë.
Dy tre vjet ma vonë Zefi ju bashkueme familjes në Amerikë, qe jetojshin në Camberlang Avenue në Bronx, NY.
Mbetem të afert me të gjitha idetë, si gjithëmonë ndamë të gjitha opinionet pa asnji mosmarrëveshje.
Edhe ai ju bashkue Vatres dhe qe shum aktiv deri në Kuvendin e Vatres me 2017, ku u largue për çarteqef me regjimin e ri.
Atë vjet kryetari i ri shperndau disa PROCLAMATE antarëve 50 vjeçar me Vatren. Zefi protestoi se mue personalisht më kishin lanë jashtë, tue qenë veteran ma i vjeter se Zefi vetë. Proklamata u refuzue prej Zefit. Humbja e Zef Perndocaj asht humbje për familjen e tij te dashtun, qe i ndejte pranë në ditët ma të vështira deri në fund të jetës së tij.
Si perfundim them se Zefi len nji zbbrazëti për familjen, farefisin, vendlindjen dhe kombin, sepse në e tij kudo që ka qëllue ka lanë nji shembull të shkelqyeshem si burrë i vityteve, beses, fjalës, drjtësisë e sinqeritetit.
Pushoftë në qetësinë e Parajsit!
Sejdi (Sergio) Bitici