Beograd, 23 janar 2025 – Dragan Shormaz, ish-aleat partiak i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar Vuçiqin për ndëhyrje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë qբ do të mbahen më 9 shkurt.
Shormaz ka thënë se Vuçiqi “po bën lojë të pistë me votat e serbëve në Kosovë. Në një postim në platformën “X”, ai ka shkruar se Vuçiq ka mdarë para për 5 mijë serbë të Kosovës që t’i .
“Bastardi Aleksandar Vuçiq gjithmonë bën lojë të pistë! Tani, në mes të fushatës zgjedhore, ka lëshuar para për 5,000 serbë në Kosovë, dhe kushti për marrjen e atyre parave me siguri do të jetë që ata të votojnë për ‘Listën Serbe’, në të cilën gjenden njerëz të dëshmuar për paaftësi! Mbetet të shihet se si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, ka shkruar Shormaz.
Serbia është duke punuar për organizimin e votimit të personave të zhvendosur nga Kosova në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt. Në këtë proces është përfshirë edhe Komisariati shtetëror i Serbisë për Refugjatë dhe Migrim. Më 17 janar, ky komision u ka bërë thirrje të zhvendosurve nga Kosova në Serbi që të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duke njoftuar se do të sigurojë transportin e tyre deri në vendvotime.
Të martën, më 21 janar, partia e Vupartia e Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe, e ka mbështetur publikisht Listën Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi.
(r.m.)