Prishtinë,16 janar 2022 – Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, i ka publikuar në Facebook shpenzimet e kabineteve të kryeministrave të Kosovës prej vitit 2008 deri në vitin 2021.
Dalipi e ka publikuar grafikat e shpenzimeve ditore dhe shpenzimeve për kategoritë e përzgjedhura, për dreka zyrtare, për shërbime kontraktuese, për udhëtime dhe akomodime jashtë vendit, për shërbime shtypi, për ushqim e pije (jo dreka zyrtare) dhe për shpenzime telefonike.
Sipas këtyre grafikave, kabineti i kryeministrit Kurti ka shpenzuar më pak se të gjitha qeveritë paraprake, në shumicën e fushave.
Sipas grafikave, kabineti “Kurti I” i ka pasur shpenzimet mesatare ditore më të ulëta se të gjitha kabinetet paraprake (1,188 euro), ndërsa shpenzimet më të larta ditore i ka pasur kabineti “Haradinaj” (8,325 euro).
Postimi i Dalipit:
Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%.
Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021.
Për ilustrim, në vijim shpenzimet mesatare DITORE të Kabineteve:
Kurti II: 1,981 euro;
Hoti: 3,276 euro;
Kurti I: 1,188 euro;
Haradinaj: 8,325 euro;
Mustafa: 3,713 euro;
Thaçi II: 4,041 euro;
Thaçi I: 2,608 euro.
Shini grafet dhe tabelën e bashkëngjitur: