Para disa kohësh, ne një grup shqiptarësh nga Çamëria, që porsi gur i rrokullisur fati na solli kohët e fundit të vendosemi në SHBA, ju drejtuam veçmas Presidentit, Kryetares së Parlamentit e Kryeministrit te Shqiperise, dhe për njoftim Departamentit të Shtetit Amerikan, me një letër dashamirësie e respekti.
Ne, 28 veta që nënshkruam letrën, jemi nga ata që kemi lindur në Çamëri dhe mbasi na kanë vrarë njerëzit tanë më të afërt, shovinistët grekë, na përzunë me dhunë për në Shqipërinë Nënë. Por as shpërngulja nga Çamëria dhe as largësia nga Shqipëria nuk mund të na bëjnë të harrojmë ato që kemi vuajtur dhe ata që na mungojnë.
Me vizitat ashtu edhe nëpërmjet internetit e ndjejmë vehten gjithëmonë pranë si për sukseset e gëzimet, por edhe për gjërat e ngjarjet që dëmtojnë imazhin dhe dinjitetin e Shqipërisë. Duke pasur fatin e mbajtjes së pashaportës amerikane- këtij vëndi të madh të demokracisë dhe barazisë së popujve, na është dhënë mundësia të vizitojmë edhe Çamërinë Tonë Martire të Paharruar ku jemi pritur e kemi biseduar përzemërsisht me Çamët e krishtërë si vëllezër të vërtetë që kemi qënë. Por fatkeqësisht autoritetet e atjeshme nuk i lejojnë të flasin gjuhën e nënës-shqipen ndersa autoriteteve shqiptare as që u bie mendja se atje banon një minoritet shqiptar prej mijëra vjetësh. Aq më pak merakosen për Çamët e kthyer nga kufiri megjithëse jemi në Shengen.
Duke qënë këtu, kemi vënë re që disa shovinista grekë, megjithëse rritur dhe prej shumë kohe shtetas amerikanë, nuk i harrojnë mendimet shoviniste, mesjetaro-bizantine, shfrytëzojnë të gjitha format e mundshme për të ndërhyrë dhe për të penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Nje farë Niko Gaxojanis-kuco-vllah nga malësia e Pindit, kërkoi për një kohë të gjatë vrasësit e nënës së tij më 1945 dhe mbasi gjeti se ata vrasës ish-komunista janë përfshirë në administratën e shtetit dhe jetojnë te pashqetësuar në Greqinë e sotme; mashtron në librin e tij sikur ja kanë vrarë Çamët, kur dihet se më 1945, ne Çamët mbas masakrave zerviste ishim dëbuar me dhunë nga trojet tona etnike. Dhe ky person (një farë kohe me të drejtë ishte shpallur “persona non grata”), nën emrin e fantazmës vorioepir, si president i sajë pret e përcjellë pranë autoriteteve amerikane, persona të dënuar nga gjykatat shqiptare si Bollanon e famshëm dhe për më tepër hyn e del në Shqipëri për të ngjallur trazira në Himarën Shqiptare duke hapur shkolla greke e mbështetur janullatosin në pikësynimet e tij antishqiptare siç po vazhdon prej vitesh ngritjen e “kalasë” bizantine në mes të Tiranës , me leje të Edi Ramës.
Ndërsa një “bashkëqytetar amerikan” me prindër nga Himara e Petro Markos, deklaron haptas se: “jam grek dhe dihet se ne grekët jemi komplotista të lindur” duke vërtetuar fjalët dhe qëndrimet e të ashtuquajtur konsull të Greqisë se Korça qenka vorioepir dhe se ai qëndron e punon atje që të krishterët
Korçarë (ata që me gjakun e tyre krijuan KAOSH) të deklarohen grekë?!
Ne, duke qenë këtu nuk harrojmë asnjëherë prejardhjen tone, kemi krijuar edhe Organizatën Shqiptaro-Amerikanët nga Çamëria me qëllim që fëmijëve dhe nipave tanë tu mësojmë zakonet e traditat tona , paharruar asnjiherë “Gluhën e Perëndisë” siç e ka cilësuar Naimi i Madh, dialektin shqip të Çamërisë, dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqatat e tjera shqiptare, ashtu si përhera, të dalim në mbrojtje të interesave shqiptare
Pra për këto shqetësime neve ju drejtuam pushtetarëve të Tiranës që të ruajnë e të mbrojnë dinjitetin Kombëtar që me aqë mundime e sakrifica e ngritën, e ruajtën dhe e mbrojtën shqiptarët e emigruar që para 100 vjetësh këtu në SHBA.
Dhe kjo Amerikë, ëndërr e të gjithë botës mbarë, ashtu siç doli në mbrojtje të integritetit të shtetit Shqiptar më 1920 nëpërmjet Presidentit W.Wilson, çlirimit të Kosovës Shqiptare nga Presidenti Clinton më 1999, shpalljen e Pavarësisë së sajë nga Presidenti Bush më 2007, na dërgoi menjiherë konfirmimin
e marjes së njoftimit për letrën dërguar pushtetarëve të Tiranës.
Pra shqetësimi që kemi si qytetarë amerikanë me prejardhje nga Çamëria Shqiptare është zyrtarizuar këtu në SHBA!
Po në Shqipërinë Nënë si është e mundur që jo vetëm nuk kuptohet ky shqetësim, por me veshin shurdhër dhe syrin qorr lejohet që shovinistat grekë të vazhdojnë të punojnë pa u shqetësuar drejt realizimit të pikësynimeve mesjetare të ashtuquajturës”megalidese”. Një fakt domethënës i kësaj heshtje ndaj pretendimeve greke ishte dhe ay moskalimi nga Himara e “Bollanos” i të dy spektrave politikë për fushatë elektorale. Si PD dhe ashtu edhe PS preferuan të mos ta shqetësonin Bollanon në përpjekjet e tijë për greqëzimin e Himarës. Megjithëse një miku im nga Vlora e I. Qemalit më tha që të mos u vë re se ndoshta nuk dinin greqisht për të lexuar se çfarë shkruhej.
Dhe megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj e zgjedhjet mbaruan me “stil shqiptar”, pushtetarët e Tiranës nuk po gjejnë kohë per te konfirmuar te paktën marjen e Letrës dashamirëse të pleqëve e plakave mbi 67 vjeçarë të Çamërisë Martire Shqiptare
(New York, Maj 2011)