Shpërthim në një fabrikë armësh në periferi të Beogradit

Beograd, 16 shtator 2023 – Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se në shpërthim ka ndodhur të shtunën në mëngjes në kompleksin e kompanisë “EDePro”, në Leshtani, në periferi të Beogradit, e cila prodhon karburanteve për raketa.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima apo të lënduar nga shpërthimi”, thuhej në njoftim.

Ekipet e emergjencave kanë ndalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet e kanë mbyllur rrugët që lidhin Leshtanin me autostradën në Bubanj Potok.

Mediet në Serbi raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në orën 6:10, në një makinë të prodhimit të karburantit për raketa kundër breshërit.

Para dy vjetësh, në këtë fabrikë kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm, në të cilin e kishin humbur jetën tre punëtorë, ishin plagosur 16 të tjerë dhe ishin shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kulmet e 70 shtëpive në afërsi teë fabrikës ishin dëmtuar nga shpërthimi.

Banorët e Leshtanit thonë se jetojnë me frikë, për shkak se fabrika që prodhon karburante për raketa gjeendet brenda vendbanimit, gjë që gjithnjë përbën rrezik për banorët. 

Sipas ueb-faqes së EdePro, kjo kompani prodhon karburante dhe pajisje të ndryshme të industrisë së mbrojtjes, si: raketat, motorët raketorë dhe dronët.

(r.m.)