Lviv, 26 mars 2022 – Tre shpërthime të fuqishme u dëgjuan sot pranë qytetit në perëndim të Ukrainës, Lviv, Autoritetet ukrainase raportojnë se cak i sulmit ka qenë një rafineri i naftës.
Dëshmitarët thanë për agjencinë Reuters se kishin parë tym të dendur e të zi në pjesën verilindore të qytetit.
Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se një tjetër sulm raketor ka goditur objekte të infrastrukturës.
“Si rezultat i sulmeve të reja me raketa në Lviv, dëme të konsiderueshme u shkaktuan në objektet e infrastrukturës. Banesat nuk janë dëmtuar. Vazhdon shuarja e zjarrit. Shërbimet përkatëse po punojnë në terren”, ka shkruar para pak minutash Sadovyi në një postim në Twitter.
⚡️⚡️В результаті нових ракетних ударів по Львову завдано значних збитків об’єктам інфраструктури. Житлові будинки не постраждали.
— Андрій Садовий (@AndriySadovyi) March 26, 2022
Триває гасіння пожеж.
На місцях працюють відповідні служби.
Dy javë më parë, trupat ruse qëlluan me raketa një qendër stërvitore ushtarake pranë Lvivit, ku mbetën të vrarë rreth 35 persona.
Ndërkohë guvernatori i rajonit të Kievit tha sot se forcat ruse kanë hyrë në qytetin Slavutiç si dhe kanë marrë nën kontroll një spital.
Slavutiç është një qytetet ku jetojnë kryesisht ata që punojnë në impiantin bërthamor të Çernobilit.
Guvernatori Oleksandër Pavljuk tha gjithashtu se forcat ushtarake ruse kishin rrëmbyer edhe kryebashkiakun e qytetit, por disa media raportuan më vonë se ai ishte liruar menjëherë.
Guvernatori tha se banorët e Slavutiçit kishin dalë në rrugë me flamuj ukrainas për të protestuar kundër sulmit të Moskës.
(REL)