Shpërthime të fuqishme në Kiev

Kiev, 5 qershor 2022 – Shpërthime e tronditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës, njoftuan të dielën zyrtarët ukrainas.

“Disa shpërthime në lagjet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit”, shkroi në “Telegram”, më 5 qershor, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Ai njoftoi se një person është plagosur, por nuk është raportuar për viktima.

Shkaku i shpërthimeve nuk është specifikuar.

Megjithëse sirenat e sulmit ajror dëgjohen rregullisht në kryeqytetin ukrainas, ndonëse atje nuk ka pasur sulme që kur Rusia i tërhoqi forcat e saj nga zona për të përqendruar operacionet e saj ushtarake në rajonin lindor të Donbasit, në Ukrainën juglindore.

Ndërkohë, në qytetin lindor të Severodonjeck, në rajonin e Luhanskit, kanë vazhduar luftimet intensive. Forcat ukrainase raportuan të shtunën, më 4 qershor, se kanë rikthyer disa pjesë të qytetit që ishin kontrolluar nga Rusia.

Luftime të ashpra kanë vazhduar edhe në rajonin fqinj, Donetsk. Të shtunën, në mbrëmje vonë, qyteti është goditue me disa raketa.

Në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, një raketë e ka goditur një magazinë të prodhimeve bujqësore, në mëngjesin e 4 qershorit. Zëdhënësi i administratës rajonale shkjroi në “Telegram” se dy persona janë plagosur, raporton REL.

(r.m.)