Nga Merita B McCormack
Datat 29 dhe 30 nëntor, dy ditët e kaluara, patën dy gjëra me rëndësi që duhen arkivuar e perdorur për referenca studimi.
Më datën 29 nëntor 2022, dy vatranë të nderuar, veterani Z. Lek Mirakaj dhe Z. Ervin Dine u intervistuan nga gazetari Adi Krasta në A Show “ në Shqipëri (SyriTv).
Ju mund të ndiqni këtu intervistën e tyre:
Dëshmitë e tyre, bujaria e tyre përmes disponimit për dialog, tolerancë e mendjehapësi, dashuria për kombin e për të mirën e përbashkët, shkëlqeu në çdo moment të bisedës.
Nuk mund të anashkalohet dhimbja e madhe e shkaktuar nga dëmi i diktaturës komuniste. Nderim dhe respekt për këta zotërinj, familjet e gjithë bashkëvuajtësve nën rregjimin komunist shqiptar.
Ndërsa die, më 30 nëntor është mbajtur një aktivitet shumë i rëndësishëm , me përmasa historike për nga përmbajtja dhe tejet profesional për nga formati.
Frank Shkreli, Ervin Dine, Matilda Mirakaj dhe Enriketa Pandelejmoni (profesoreshë dhe historiane për memorjen e komunizmit nga Tirana) kanë folur në panelin: “Shqipëria, Ai vendi “tjetër” komunist”.
Ky panel, i pari i këtij lloji, u ideua nga Vatrani Çezar Ndreu dhe Gazetari Brent Hamacheck në një sktivitet të VOC në pranverën e 2022. Pastaj u bashkërendua me inkurajimin e disa shqiptaro amerikanëve nga dy organizatat më të njohura e më të fuqishme Amerikane , siç janë Fondacioni për Viktimat e Komunizmit, mandatuar nga Kongresi Amerikan dhe Portali mediatik Amerikan “Human Events” . Paneli u hap nga drejtoresha e Programeve të koalicioneve dhe Fellowshipit në VOC dhe u drejtua nga Brent Hamachek.
Falenderime Çezarit për iniciativën e këmbënguljen dhe durimin për tia dalë deri në fund.
Shtoj se në këtë panel ishin të ftuar edhe dy persona të tjerë Vatranë dhe të komunitetit tonë por për shkak të vështirësive të shprehjes në gjuhën angleze ata nuk mund të merrnin pjesë në program.
Faleminderit panelistëve për dhuratën e çmuar që i bëtë kombit shqiptar e atij amerikan.
Ka kaq shumë material në këtë Panel saqë do duhej shumë kohë për transkriptim. Por ju lutem dëgjoheni, ndajeni me miqtë tuaj dhe le të shërbejë si një hap i parë i sinqertë drejt parjes së të vërtetës në sy e drejt shërimit kombëtar.
Vatra gjithnjë i ka paraprirë kauzave të drejta dhe nuk është aspak rastësi që në këtë panel. Vatranët e miqtë e Vatrës dhanë kontribut tejet të çmuar.