Deklarata nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka:
“Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona 🙏 shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë”.