Vjenë, 30 dhjetor 2021 – Shtetasit e Shqipërisë dhe shtetasit e Kosovës janë më optimistët se shtetasit e vendeve tjera të rajonit se viti 2022 do të jetë vit më i mirë se viti 2021.
Sondazhi tradicional i Gallup International tregoi se këtë pritje e kanë më se 70 për qind e të anketuarve në Shqipëri dhe 56 për qind e të aketuarve në Kosovë.
Dukshëm me pak optimistë se shtetasit shqiptarë dhe shtetasit kosovarë janë shtetasit e vendeve tjera të rajonit. Në Bosnjë e Hercegovinë vetëm 31 për qind e të anketuarve presin që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se viti që po shkon, në Serbi kanë pritje të tilla vetëm 26 për qind të të anketuarve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vetëm 21 për qind të të anketuarve.
Shqiptarët dhe kosovarët janë të parët në rajon edhe për shkallën e lumturisë. Më se 85 për qind e të anketuarve në Shqipëri kanë thënë se janë shumë të lumtur (16 për qind) ose të lumtur (59 për qind), ndërssa në Kosovë 74 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë shumë të lumtur (29 për qind) ose të lumtur (45 për qind).
Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor optimistët janë pakicë. Në Bosnjë e Hercegovinë janë të lumtur vetëm 31 për qind e të anketuarve, në Serbi janë 26 për qind, kurse në Maqedoninë e Veriut vetëm 21 për qind e të anketuarve.
Nga rezultatet e sondazhit të Gallup International del se Indonezia është vendi më optimist, ndëra Turqia është vendi më pessimist në botë.
Kolumbia, vendi më i lumtur në botë
Rezultatet e sondazhit treguan se nuk është pasuria ajo që i bën njerëzit të lumtur.
Sondazhi i sivjetmë e nxorri popullin e Kolumbisë popullin më të lumtur në botë. Më se 79 për qind e të anketuarve në këtë vend kanë deklaruar se janë shumë të lumtur ose të lumtur.
Ndërkaq, populli më i palumtur është shprehur ai i Afganistanit. Duke pasur parasysh zhvillimet e vitit të fundit në këtë vend është krejtësisht e logjikshme që ky popull të ndjehet i palumtur.
Presidenti i Gallup International, Kanço Stojçev, ka thënë se rezultatet e sondazheve të kësaj organizate, të cilat bëhen qe 40 vjet, tregojnë se shkalla e lumturisë nuk varet nga shkallae zhvillimit dhe nga pasuria.
“Tradicionalisht (…) vendi më i lumtur në botë nuk është as ndër vendet më të pasura dhe as ndër vendet më të zhvilluara. Këtë vit, doli e para Kolumbia me një rezultat prej 79%. Zakonisht, në krye të listës janë vendet me popullsi më të re. Shoqëritë më të pasura janë zakonisht më të vjetra dhe më pak të lumtura”, ka thënë ai për Ddeutsche Wellen.
Stojçev ka thënë se sondazhi i këtij fundviti tregoi se opinioni publik global është mjaft i shqetësuar për perspektivat ekonomike dhe pret thellimin e krizës.
“Ky shqetësim është më i përhapur në Europën Lindore, ku mesatarisht rreth dy të tretat e të anketuarve tregojnë rënie të pritshmërive”, ka thënë ai.
Megjithatë, në planin global, njerëzit e presin me shpresë vitin 2022. Më se 38 për ëind e të gjithë të abketuarve nga Gallup International besojnë se viti 2022 do të jetë më i mirë se viti 2021, 28 për qind e të anketuarve presin që viti 2022 do të jetë më i keq se viti 2021, kurse 27 për qind mendojnë se viti 2022 nuk do të ndryshojë nga 2021.
(r.m.)