Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Prishtinë, 24 dhjetor 2023 – Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë po ndodhë veçanërisht pas sulmit terrorist serb, më 24 shtator në Banjskë të veriut të Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se vitin e ardhëm Shqpëria do të sjellë edhe 40 trupa shtesë në përbërje e KFOR-it.

“Ne kemi një numër të caktuar të ushtarëve, në fakt i kemi mbi 100 ushtarë në Pejë nën komandën e KFOR-it. Kam pasur takim me komandantin e KFOR-it dhe Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm kudo në Kosovë, për të realizuar misionin e tij, garantimin e sigurisë dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë… Shqipëria vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it, për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj si shtet anëtar i NATO-s dhe si aleat i fuqishëm i Perëndimit. Vitin tjetër Ne do të sjellim edhe 40 forca”, ka thënë Malaj.

duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, thekson se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent.

Diplomati shqiptar ka thënë se beson që deklaratat e krerëve të shtetit të Kosovës se Serbia planifikon sulme të reja në Kosovë është e bazuar në informacione të besueshme.

“Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e shtetit, i cili është mirë i organizuar, pa dyshim që ata kanë informacionin e duhur dhe i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur dhe nuk di detaje, por e di që rreziku mund të jetë permanent”, është shprehur ai.

(r.m.)