Shqipëria do t’i marrë 50.000 doza shtesë të vaksinës ruse

Tiranë, 5 prill 2021 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi të hënën pasdite për arritjen e marrëveshjes që në Shqipëri të sillen 50.000 doza shtesë të vaksinës ruse kundër koronavirusit “Sputnik V“.

Sipas tij, dërgesa e vaksinave ruse do të arrijë në Shqipëri Brenda 10 ditësh.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lëmë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, ka shkruar Rama, në një postim në Facebook.

Postimi i Ramës:

🔴 Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve😍

Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet💪”.

Rama Fb

(r.m.)