Tiranë, 24 shkurt 2022 – Udhëheqësit e Shqipërisë e dënuan të enjten sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, vihen në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe shprehin mbështetje për qytetarët ukrainas.
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje Moskës që të tërhiqet nga operacionet ushtarake.
“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm”, ndërsa i bëri thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Ukrainës!
Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”, shkroi Meta në Facebook.
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria u bashkohet aleatëve të saj në NATO dhe BE në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.
“Ne u bashkohemi aleatëve tanë në NATO dhe në Bashkimin Evropian në dënimin e fuqishëm të agresionit rus. Mendimet tona janë me popullin e Ukrainës”, shkroi Rama nëTwitter.
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia's agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022
Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se Shqipëria ështënëkrah të NATO-s dhe BE-së.
“E dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një vend sovran. Shqipëria është krah NATO-s dhe BE-së në mbështetje të Ukrainës”, shkroi ajo në Facebook.
Minsitrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës minon themelet e rendit botëror.
“Me e dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmin ushtarak të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Ai rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së”, shkroi Xhaçka.
We 🇦🇱 strongly condemns #Russia’s unprovoked military attack against #Ukraine. It endangers millions of innocent people, undermines the foundations of international order & violates the #UN Charter. #StandWithUkraine
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) February 24, 2022
(r.m.)