Shqipëria firmos marrëveshjen për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia

Tiranë, 20 dhjetor 2022 – Shqipëria ka firmosur të martën marrëveshjen për blerjen e tre dronëve “Bayraktar” nga Turqia.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për medie, ka thwnw se bwhet fjalw pwr “dronë tw teknologjisw më tw lartë” për fluturime në misione ushtarake, policore dhe civile.  Ai ka thwnw se marrëveshja  blerjen e kwtyre dronwve është arritur falë “partneritetit strategjik” mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë. Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish”, ka thwnw Rama.

Ai ka bwrw tw ditur se marrwveshja pwrfshin edhe trajnimin e njerwzve pwr pwrdorimin e kwtyre dronwve.

“Është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët, por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë ‘Bajraktar’ që do kujdeset për trajnimin e njerëzve. Më shumë se 30 persona do të përzgjidhen me shumë kujdes me ndihmën e kompanisë ‘Bajraktar’ dhe do të përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, ka thwnw Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thwnw se dronwt “Bayraktar” do tw vihen “në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore”.

“Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumëpërdorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve”, ka thënw Peleshi.

“Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, ka theksuar ai.

Droni TB2, i njohur me emrin “Bayraktar”, është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsi, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes “Bayraktar”.

Selcuk Bayraktar është i martuar me vajzën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte marrë pjesë në dasmën e tyre.

Droni TB2 mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij dhe mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë.  Kjo fluturake që ka një motor të thjeshtë me helikë mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga një distance prej disa kilometrash.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, efekti i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit në rajonin e Nagorno Karabakut, kur u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave armene, në vitin 2020

Dronët TB2 janë bërë shumë të kërkuar, për shkak të çmimit realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë.

(r.m.)