Shqipëria mund 4-1 Lituaninë në miqësore në “Qemal Stafa”

Shqipëria fiton 4-1 ndaj Lituanisë në pjesën e parë në “Qemal Stafa”, në një nga miqësoret më të mira të kombëtares në historinë e saj.
Realizimet ishin shumë të bukura, ndonëse në mënyra të ndryshme. Skuadra e De Biazit pati 5 ndryshime në krahasim me atë që luajti në Norvegji.
Portieri Etrit Berisha shkaktoi frikë kur u dëmtua nga Osmani në një kundërsulm mik dhe u zëvendësua si masë kujdesi nga stafi teknik i kombëtares.

Shqipëria
Berisha (Ujkani 23’) Lila (Hysaj 78’) Osmani Mavraj Agolli (Veliu 83’) Meha (Hyka 76’) Basha Lilaj (Vila 81’) Rama (Vajushi 64’) Bogdani (Cana 71’) Çani (Sadiku 64’)
Lituania
Setkus, Freidgeimas, Palionis, Andiuskevicius, Mikuliunas, Cesnauskis, D. Ivaskevicius, Panka, E. Cesnauskis, Novikovas, Matulevicius. Tr. Çaba Lashlo

Kronika minute pas minute

5’21 Dëmtohet portieri Berisha nga Osmani (pa dashur). Shpëton portën Osmani. Tremb dëmtimi i Berishës. Tifozët përgjigjen me “Shqipëri etnike”
7’14 Berisha kalon dhimbjen
13’40 Aksion Bogdani-Lila-Çani, pa rrezik
20’ Gjuajnë lituanezët
22’50 Del Etrit Berisha i dëmtuar, hyn Ujkani
25’30 Rast i artë i Shqipërisë, Çani, Lila, Bogdani. Goditet shtylla, jashtë
28’ Aksion i bukur i Shqipërisë, Osmani-Basha-Lila, krosim
31’50 Alban Meha 1-0, goditje dënimi nga distanca
36’50 2-0 Edgar Çani (4 gola, 10 ndeshje). Pasim i Bashës
42’18 Migjen Basha 3-0
51’11 Kros i Lilës, Bogdani me kokë, paksa jashtë
53’ Rrezik tek porta e Ujkanit
58’18 4-0 Autogol Palionis. Aksion Rama-Agolli, pret Çani.
66’30 Rast i Lituanisë
69’36 Gjuan Meha
73’59 4-1 Evaldas Razulis

Tifozët kuqezinj konflikt me policinë për flamurin e UÇK-së

Kombëtarja fitoi në fushë ndaj Lituanisë, por tifozët nuk ia dolën në tribuna. Duket se nuk ka qenë vetëm moti si pengesë në “Qemal Stafa”, por edhe policia që, sipas tifozëve kuqezi, i ka penguar ata për të mbështetur siç duan ekipin përfaqësues.
Në një deklarim të tyre thuhet se policia ushtroi dhunë në tribuna dhe kërcënoi të largonte flamurin e UÇK-së.
Duhet thënë se ndaj Lituanisë kishte më pak tifozë në stadium sesa në Norvegji, ku Shqipëria u mbështet nga rreth 3 000 të tillë.
Skuadra shqiptare ka pasur disa herë një numër të madh mbështetësish jashtë fushe, sidomos kur ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Norvegji apo edhe Luksemburg.
Jo vetëm kaq, por tifogrupet kanë arritur të krijojnë disa herë koreografi të bukura.
Në Norvegji ishte një flamur i madh kombëtar, i shpalosur disa herë, sidomos në fillim dhe në përfundim të ndeshjes.
Tradita nisi në marsin e vitit 2009, kur Shqipëria priti në “Qemal Stafa” Ukrainën dhe një flamur gjigant u soll nga Prishtina për në Tiranë duke u hapur në gjithë tribunën karshi të stadiumit.
Flamuj ka pasur edhe në ndeshje të tjera, si për shembull në atë me Bosnjë-Hercegovinën në Tiranë në vjeshtë të vitit 2010.