Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ambasadës i jepet 24 orë afat të largohet nga Tirana

Tiranë, 7 shtat 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria e tij ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, ndësa ambasadës iraniane në Tiranë i është kërkuar largimi brenda 24 orëve.

“Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare ambasadës së Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i gjithë personelit diplomatik dhe tekniko- administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë”, ka thënë Rama,  në një video-adresim për publikun, të transkriptuar edhe në gjuhën angleze.

Rama ka thënë se ky vendim është marrë pas konstatimit se sulmi kibernetik ndaj faqeve të institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të cilin ai e ka quajtur agresion shtetëror, është sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit.

“Kjo masë ekstreme, aspak e dëshiruar por krejtësisht e detyruar, është në proporcion të drejtë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili rrezikoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasurisë dhe kaosit në vendin tonë”, ka thënë ai,

Rama ka thënë se sulmi kibernetik i 15 korrikut nuk ishte aksion individësh, por një agresion shtetëror.

“Agresioni kibernetik është sponsorizuar nga Republika e Iranit, e cika i ka angazhuar 4 grupe për sulmin ndaj Shqipërisë, ndër to edhe një nga grupet më famëkeqe që ka sulmuar shtetet të tjera, si Izraelin, Qipron etj.”, ka thënë Rama.

Aikabërë të ditur se për këtë vendim të qeverisë së tij janë njoftuar vendet aleate dhe organizatat e kamizmat ndërkombëtarë. 

https://youtu.be/9Q95lYgEJ3c

(r.m.)