Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka vizituar Shqipërinë në muajin korrik
Lajmin e zbuloi Auron Tare që publikoi edhe disa foto në emisionin “Opinion”.
Ivanka Trump shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe disa miq të tyre.
Ata kanë qëndruar në një jaht në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin.
Sipas të njëjtave burime bashkë me çiftin Trump ka qenë edhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.
“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.
Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë.
Nuk i njohu asnjeri. Fare. Kudo që shkuan nuk i njohu njeri dhe kjo është gjë e mirë. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit për kishën atje. Një pjesë e malit digjej atje në atë kohë. Ishte koha e zjarreve. Shkuam edhe në Butrint” – tha Tare.