Presidenti i AFEDS, Muharrem Salihu me postim në fejsbuk:
Historia po flet dhe po piskat për fatin tonë!
Ne si AFEDS jemi shumë të lumtur që falë angazhimit tonë, Sonja Biserko, njëra ndër autoret e raportit mbi gjendjen e shqiptarëve në Serbi, vendosi kontaktet të drejtpërdrejta me autoritetet institucionale të Kosovës. Kësisoj, ata kanë patur rastin të dëgjojnë me zë, pas raportit me shkrim, përfundimet dramatike për pastrimin etnik të shqiptarëve me theks Medvegjen, laboratori i këtij pastrimi. Besoj se krerët e shtetit të Kosovës kanë degjuar prej gojës së një aktiviste serbe të shoqërisë civile, çka nuk kanë degjuar nga të ashtuquajturit politikanët tanë të mëhallave që u sherbejnë si dekor në evente patriotike. Duke ditur këto gjëra, e konsideroj shumë të frytshëm dëgjimin e saj. Shpesh disa leksione kuptohen mirë pasi i dëgjon ato që ke lexuar. Besoj se dhe Parlamenti i Kosovës duhet ta dëgjojë, e theksoj- ta dëgjojë- Zonjën në fjalë dhe pse jo, të prodhojë një Rezolutë detyruese për politikën!
Duam të besojmë se udhëheqësia e Kosovës do të dëgjojë dhe jetësojë këshillën numër një të Biserkos: shqiptarët e Serbisë janë peng i dialogut të Brukselit. Trajtojeni fatin e tyre në Bruksel, të nderuar politikanë të Kosovës! Historia po flet dhe po piskat për fatin tonë! Ka kohë që po e bën, mirpo ku janë veshët për ta dëgjuar dhe sytë për ta shikuar ?