“Deputetët që do të votojnë sot për rënien e kësaj qeverie duhen të jenë deputetë të popullit, deputetë që veprojnë në interes të popullit e jo në interes të disa grupacioneve”-tha deputetei Genc Nimanbegu i “Listës Shqiptare”
Knid Ndrenika
Kuvendi në Podgoricë rrëzoi mbrëmjen e kësaj të premteje qeverinë e malazezëve të udhëhequr tash nga ish-kryeministri Zdravko Krivokapiq (Krivokapić).
Tre deputetët shqiptarë etnikë Genci Nimanbegu, Luigj Shkrela dhe Fatmir Gjeka kanë votuar pro shkarkimit të qeverisë, raportoi televizioni “Teuta” në Mal të Zi.
Shkarkimin e 63-vjeçarit Krivokapiq e votuan 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër nga numri total votues 54.
Zoti Nimanbegu deputet i “Listës Shqiptare”, tha se shqiptarët në Mal të Zi kanë pritur shumë që nga viti 2006, që nga pavarësia, ndërsa tani rinia është e dëshpëruar, nuk kanë mundësi, nuk kanë ekonomi, zonat tona kanë mbetur të pazhvilluara.
“Deputetët që do të votojnë sot për rënien e kësaj qeverie duhen të jenë deputetë të popullit, deputetë që veprojnë në interes të popullit e jo në interes të disa grupacioneve. Ne do të vazhdojmë, unë do të vazhdoj të punoj në interes të bashkësis shqiptare, dhe për ne nuk është e vështirë t’i pranojmë të gjitha të mirat që kemi arritur”-tha ai.
Deputeti Nimanbegu theksoi se kishin bërë punë të mira me ish-kryeminstrin Milo Gjukanoviq, votuar gjëra të mira me Mandiqin, me Beçiqin dhe me Brajoviqin dhe “nuk guxojmë më të shikohemi si armiq”.
“Mesazhet e sotme më japin optimizëm, por duke e njohur ndikimin e mediave të huaja ftoj të gjithë deputetët ta kuptojnë që ky është momenti ku duhet ecur përpara”, – tha zoti Nimanbegu, sipas të njejtit televizion.
Ndërkaq zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq nga partia “Ura” tha se ishte “ende herët dhe jo serioze” të flitej për mundësinë që të zinte vendin e zotit Krivokapiq.
Zoti Abazoviq nuk u shkarkua nga Kuvendi ditën e fundit pasi vetëm 25 deputetë pro serbë nga 40 që duhej, mbështetën nismën e ish-kryeministrit Krivokapiq.