Traktatet kriminalë të Londrës, turko-grekë, Lozanës, Firences shënuan këmbimin e popullatave që në të vërtetë ishte dëbimi dhe genocidi ndaj shqiptarëve etnikë çamë.
Nga Denion Ndrenika
Kjo është një kishë e ndërtuar në Paramithi të krahinës së madhe jugore të Shqipërisë, Çamëri të pushtuar nga grekët.
Fotografinë e publikoi Ilir Bako nga Çamëria me legjendën shpjeguese të mëposhtme:
“Kishë në Paramithi, e ndërtuar dhe e dhuruar nga një shqiptar me emrin Ali… bashkëqytetarëve të tij paramithjotë. Dhe, sot quhet “Kisha e Shqiptarit”.
Kryeqendra e Çamërisë, Arta u pushtua nga trupat greke në 1876 dhe pësoi shfarosje, genocid, asimilim, dëbime të pashoqe.
Traktatet kriminalë të Londrës, turko-grekë, Lozanës, Firences shënuan këmbimin e popullatave që në të vërtetë ishte dëbimi dhe genocidi ndaj shqiptarëve etnikë çamë.
Në 27 Qershor 1944 grekët nisën genocidin e radhës që në Paramithi, kur nxorrën nga shtëpitë dhe vranë 600 shqiptarë, përfshi gra, fëmijë dhe pleq.
Kjo ishte fushata e fundit genocidiale e grekëve kundër çamëve shqiptarë etnikë që vazhdoi me kategorizimin e tyre si bashkëpunëtorë të fashizimit, me sekuestrimin e pronave, mosnjohjen e shtetësisë greke dhe sot e kësaj dite me pengimin e kthimit si të pronave, shtetësisë dhe të njerëzve në vatrat e tyre dhe varret e familjeve.
27 Qershori 1944 njihet nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita e Genocidit Grek Kundër Shqiptarëve të Çamërisë.