Preshevë, 16 dhjetor 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, u prit të enjten në Preshevë nga kryetarja e komunës Ardita Sinani dhe zëvendës-kryetari Ragmi Mustafa.
Kabineti i ministres Gërvalla njoftoi se nëkëtë takim është bizseduar për situatën aktuale në Luginë dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këtë krahinë.
e Luginës, duke theksuar nevojën për forcim të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
Ministrja Gërvalla ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit me organet e pushtetit dhe me subjektet politike në Luginën e Preshevës. Ajo ka theksuar nevojën për përcaktimin e çështjeve dhe temave që do të jenë subjekt i përkrahjes së vazhdushme nga qeveria dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës, si në rrafshin rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Gjatë takimit është theksuar nevoja për sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për çështjen e pasivizimit të vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi, për moszbatimin e tri marrëveshjeve qëkanë të bëjnë me Luginën e Preshevës, të arritura në Bruksel, si edhe për shkeljen ne drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Zonja Sinani, nga ana e saj, e ka shtruar edhe nevojën e përfshirjes së kuadrove nga Lugina e Preshevës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, në hartimin e planit e programi të Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës, funksionalizimin e Zyrës për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës dhe përfshirjen e çështjes së Luginës sëPreshevës në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Të dy palët janë pajtuar të vazhdojnë konsultimet për identifikimin e sfidave e mundësive dhe për gjetjen e formave të përkrahjes konkrete.
Gjatë vizitës në Preshevë, ministrja Gërvalla është takuar edhe me një grup studentësh nga Lugina e Preshevës, një pjesë e të cilëve studiojnë në universitetet e Kosovës. Në fokus të takimit ka qenë çështja e njohjes së diplomave universitare të Kosovës. Studentët ka theksuar se mosnjohja e diplomave po e pamundëson kthimin dhe angazhimin e tyre profesional në Luginë.
Kryediplomatja e Kosovës është takuar edhe me nënkryetarin e Alternativës për Ndryshim, Almin Shaqiri, ku është biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe për format e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe subjekteve shqiptare të Luginës.
(r.m.)