Shqiptarit që e shpëtoi nga zjarri një 8-vjeçar i refuzohet leje qëndrimi në Francë, komuniteti proteston  

Trois Cités de Poitiers, 5 janar 2023 – Autoritetet franceze kanë vendosur ta dëbojnë nga Franca shqiptarin Roland Aliu që një vit më parë hyri mes flakëve për të shpëtuar një fëmijë 8-vjeç, në Trois Cités de Poitiers.

Vendimi për dëbimin e Rolandit i ka prekur prindërit dhe vëllain e fëmijës që shpëtoi, si edhe komunitetin e Trois Cités de Poitiers.

Media franceze “La nouvelle Republique.fr” raporton se shumë banorë të zonës e kanë cilësuar si të padrejtë këtë veprim të qeverisë franceze dhe kanë paralajmëruar një protestë që do të mbahet më 7 janar.

“Medalisti i artë i shpëtimtarëve vjenezë më 14 korrik 2022, Rolandi, sapo e ka marrë refuzimin e lejes së qëndrimit me OQTF.

Thirrje për një tubim mbështetës të shtunën, më 7 janar, në orën 14:00 përpara prefekturës Poitiers”, thuhet në thirrjen për protestë.

Më 3 shkurt të vitit të kaluar, i riu shqiptar u cilësua si hero në rrjetet sociale dhe në mediet franceze për shkak se ai e rrezikoi jetën e tij për të shëtuar nga zjarri jetën e një fëmije.

Roland Aliu shpresonte se do t’i jepej leje qëndrimi në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat. Por, më 9 dhjetor, nga autoritetet franceze u njoftua se ai dhe familja e tij kanë një muaj afat për t’u larguar nga territori francez.

Në korrik të vitit të kaluar, ai u nderua me medalje të artë nga ekipet e shpëtimit. Por, sipas vendimit të prefekturës, akti i trimërisë së shqiptarit nuk është të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe nga policia që ishin mobilizuar mbrëmjen që kishte shpërthyer zjarri.

(r.m.)