SHBA përsërit përkushtimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Uashington, 19 mars 2022 – Shtëpia e Bardhë njoftoi sot për vizitën në Kosovë të delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që udhëhiqej nga Këshilltarja për Siguri Kombëtare e Presidentit Joe Biden, Liz Sherwood-Randall.

komunikatë thuhet se zonjas Sherwood-Randall e ka përsëritur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë rajonale.

“Sherwood-Randall përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë rajonale të Kosovës, siç është dëshmuar gjatë udhëheqjes së qëndrueshme të SHBA-së në misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe mbështetjes thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) ndërsa vazhdon planin 10 vjeçar të tranzicionit. Sherwood-Randall shprehu falënderime të thella për Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për pritjen e përkohshme të afganëve të rrezikuar në Kampin Liya, derisa të kalojnë në shtëpitë e ardhshme, për partneritetin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe për aktet e solidaritetit të Kosovës me popullin ukrainas”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se, gjatë vizitës në Kosovë, zonja Sherwood-Randall është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe me kryeministrin Albin Kurti, dhe i ka vizituar kampet “Liya” dhe “Bondsteel”.

(r.m.)