Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Uashington, 18 mars 2025 – Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë bisedës së tyre telefonike, janë pajtuar se lufta në Ukrainë  duhet të përfundojë me aqe të qëndrueshme.

Zëdhënësja Karoline Leavitt nëpërmjet një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se Trump e Putin kanë theksuar edhe nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Sot, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin folën për nevojën për paqe dhe për një armëpushim në luftën në Ukrainë. Të dy udhëheqësit ranë dakord se ky konflikt duhet të përfundojë me paqe të qëndrueshme. Ata theksuan gjithashtu nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Gjaku dhe resurset që i kanë shpenzuar në këtë luftë si Ukraina ashtu edhe Rusa do të shpenzoheshin më mirë për nevojat e popullit të tyre”, thuhet në postim.

Zëdhënësje Leawitt ka thënë se Trump e Putin janë dakorduar që lëvizja drejt paqes të fillojë me ndalimin e sulmeve në rrjetin energjetik dhe në infrastrukturë.

“Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe do të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqen. Udhëheqësit ranë dakord se lëvizja drejt paqes do të fillojë me ndërprerjen e sulmeve në rrjetin energjetik dhe në infrastrukturë, si edhe për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme”, ka thënë Leawitt.

“Udhëheqësit folën gjerësisht për Lindjen e Mesme si një rajon bashkëpunimi të mundshëm për të parandaluar konfliktet e ardhshme. Ata diskutuan më tej për nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me të tjerët për të siguruar azbatimin më të gjerë të mundshëm. Të dy udhëheqësit ndanë pikëpamjen se Irani nuk duhet të jetë kurrë në pozicion për të shkatërruar Izraelin. Të dy udhëheqësit u pajtuan se një e ardhme me marrëdhënie të përmirësuara dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka avantazhe të mëdha. Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqj”, përfundon njoftimin i Zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

 

(r.m._

Comment

*