Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2021-2022 të fillojë në datën 27 shtator
Knid Ndrenika
Në Shqipëri u shty fillimi i shkollës për në 27 shtator me arsye shqetësimet e trupës pedagogjike që do të japë në datat 1-13 shtator mësimin plotësues të humbur gjatë pandemisë së Koronavirusit.
Ministria e Arsimit njoftoi se shtyrja përfshin gjithashtu përfundimin e vitit pedagogjik 2021-2022 për të gjithë nivelet.
Sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, shtyrja u bë për shkak të kërkesava të trupës pedagogjike për pamundësi kohore të rishpjegimit të përkohshëm të programit mësimor që u ndërpre gjatë periudhës së pandemisë së Koronavirusit.
“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021”-tha ministrja Kushi.
Ministrja Kushi tha se koha e mësimit plotësues përfundimisht do të jetë ndërmjet 1-13 deri 27 shtatorit.
“Nga klasa 1 deri në klasën e 9-të mbyllja shtyhet nga data 8 në datën 17 qershor 2022. Klasat e 10-ta dhe të 11-a nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët, nga data 1 në 8 qershor 2022”.
Megjithatë ministrja garantoi se askush nuk është i detyuruar të ndjekë programin plotësues.
“Nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë”-tha ajo.
Ministria u ka kërkuar shkollave të hartojnë gjithashtu një program veprimtarish jashtëmësimore kulturoro-sportiv.
“Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore|-tha zonja Kushi.
Viti arsimor në Shqipëri ka dy periudha pushimesh, në fund të dhjetorit dhe në prill dhe përfundon në qershorin pasardhës.
Për arsimin e mesëm mbyllja e vitit shtyhet nga data 15 në 24 qershor 2022.
Ndërsa për maturantët, pra klasa e 10 mbyllja shtyhet nga data 1 në 8 qershor 2022.