Hartues i Planit që i dha pavarësinë Kosovës, me një status të privilegjuar të pakicës serbe.
Plani bindi shumicën e botës demokratike që ta njihte Kosovën, por u hodh poshtë nga Serbia dhe vetë serbët e Kosovës, si dhe nuk u aprovua dot në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos ruse.
Kosova e shpalli pavarësinë gjithësesi duke respektuar Planin e Ahisaarit.
Për kontributin e tij për paqen në Ballkan dhe vende të tjera të botës u nderua me Çmimin Nobel të Paqes! (r.a.)