Shukri Buja thotë se është liruar nga të gjitha akuzat në Gjykatën Speciale në Hagë

Hagë, 7 nëntor 2024 – Ish-komandant i UÇK-së për Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, njoftoi se ai është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Hagë, pas pesë vjet hetimesh për krime lufte.

Në një postim në Facebook, Buja ka shkruar se kjo e dëshmon pafajësinë e tij, por edhe pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas një procesi të gjatë hetimor që zgjati mbi pesë vjet prej 2019, më në fund jam liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë! Kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë time por edhe pastertinë dhe lavdine e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Buja ka thwnw se ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo prokurori dhe ka shprehur besimin se të pafajshëm do të shpallen edhe pjesëtarët tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo Prokurori në menyrë zyrtare. Besoj se ky rast im do të kontribuojë që drejtësia të thotë fjalën e fundit për bashkëluftëtarët tanë që ende gjenden në Hagë dhe shpresoj që edhe ata të kthehen faqebardhë dhe fitimtarë sa më shpejtë”, ka shkruar ai.

“Lufta jonë, si popull, ka qenë një përpjekje e drejtë dhe legjitime për liri kundër okupatorit serbo-jugosllav, të cilët kanë kryer krime të rënda ndaj popullit tonë. Lufta jonë çlirimtare ishte e imponueshme dhe e drejtë”, ka theksuar Buja.

Shukri Buja është duke dëshmuar në procesin gjyqwsor në rastin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale në Hagë. Para se të fillonte dëshminë, ai kërkoi nga gjykata siguri se nuk do të vetinkrimonohej për  dëshminë e tij dhe gjykata e siguroi se ai do të jetë i mbrojtur nga vetinkriminimi.

(r.m.)

Comment

*