Nga Keze Kozeta Zylo
Rron or rron nuk vdes shqiptari!
(Noli)
Me dashuri pa kushte dhe krejtësisht të veçantë ju drejtohem juve si mësuese, shkrimtare, nënë, gjyshe, nxënësve dhe prindërve të shumtë të Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë Nju Jorkun dhe në Online, mësueseve të nderuara dhe kolegeve të çmuara si Entela, Elona, Fatlinda, Rozeta, Vjollca, Helena, Erinda, Gresila, Albana dhe gjithë asistenteve si Aida, Edona, Erlinda, Blenda, Sara, që kanë ndihmuar gjatë viteve duke ju uruar Vit të mbarë shkollor.
Ne hymë në vitin e 18-të të mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë dhe natyrshëm me koleget e mia të çmuara ndihemi tejet krenar. Udha e këtij Misioni Kombëtar nuk ka qenë aspak e shtruar me dafina dhe tapet të kuq ku sa hap e mbyll sytë shkel dhe ecën triumfator. Jo! Kjo udhë kërkon sakrifica, profesionalizëm, durim dhe vetëm durim! Bashkë me mësueset dhe prindërit ia kemi dal.
Ne vërtetë kaptuam male dhe oqeane metaforikisht në këmbë për një jetë më të mirë, më të sigurtë, më ligjore, por Atdheun atë dhimbjen në pikën e lotit dhe në thelbin e zemrës e morëm me vehte kudo. Atdheu nuk është të pasurohesh prej tij pa ligje, pa kushte, Atdheu është si ta pasurosh atë!… Ne si themelues, Qemal Zylo bashkë me vajzat e tij nuk jemi të pasur, por kemi pasuri sa na duhet për të jetuar rehatshëm… Pasuria jonë ka qenë ecja në udhën e dijes dhe atë pasuri e shkrimë bashkë me koleget e çmuara që përmenda më lart dhe gjatë gjithë udhëtimit tonë në ABC-në Shqipe duke iu mësuar fëmijëve që lindin dhe rriten në Diasporë GJUHëN SHQIPE.
Dera e Alba Life ka qenë e hapur për këdo që i bashkohet këtij Misioni Kombëtar dhe natyrisht ju shprehim mirënjohjen e pakufishme të gjithë prindërve në këtë kalvar udhëtimi që na i besojnë fëmijët në duart tona dhe të ulen në bangat e shkollës si Institucion arsimor – kulturor miratuar ligjërisht.
Z. Qemal Zylo me një përvojë ë gjatë në mësimdhënie si Shef Katedre në Akademine Ushatarake “Skënderbej” për lëndët inxhinierike në Tiranë dhe i vizatimit teknik është histori suksesi, pasi ka ditur profesionalisht t’i drejtojë dhe t’i çojë në progres të madh këto shkolla kudo, bashkë me ekipin tejet profesional të përkushtuar të shkollave shqipe në Diasporë. Ai si themelues dhe i TV “Alba Life” ka sjellë në ekran për 24 orë pa u ndalur në gjithë globin nëpërmjet paketës digitale TVALB, 6-aktivitetet e rëndësishme të jashtëzakonshme të shkollave gjatë vitit, mësimet, si dhe gjithë mësueset me punën e tyre të florinjtë duke i frymëzuar shumë të tjerë për ta çuar këtë Mision sa më larg, sa më larg kudo ku frymojnë shqiptarë. Kete vit Parlamenti i Nju Jorkut i vuri kurorën e lavdisë Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Festivalin e fundvitit akademik 2023-2024.
Ne u mirëpritëm në Senat dhe në Parlamentin e Nju Jorkut me një sezon të veçantë për TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” ku iu dha Rezolutë mirënjohjeje gjithë mësuesëve për vitin akademik 2023-2024. Në rezolutën legjislative ndër të tjera shkruhej: Në nderim të vitit 2024, festivalit të shkollave Alba Life dhe gradimit. Ndërsa është kuptimi i këtij Organi Legjislativ të njohë dhe të vlerësojë ato institucione të përkushtimit dhe arritjeve të larta, qëllimi dhe përpjekjet e të cilave dëshmojnë një përkushtim në ndjekjen e përsosmërisë në edukimin e të rinjve të këtij shteti te madh, NY.
Fatet na hodhën larg Atdheut, udhëve dhe metropolove marramendëse në botë, por Shqiperinë, Flamurin, Kombin e injektojmë me gjakun e Arbërit nëpër Shkollat “Alba Life”, sepse ne mbajmë në mendje për ta transmetuar brez pas brezi, thënien profetike të Nolit: “Rron or rron nuk vdes shqiptari”!
1 shtator, 2024
New York