Astrit Lulushi
Njerëzit, të gjithë, vuajnë nga një krizë identiteti. Nuk e dinë nga kanë ardhur. Në botë notojnë teori të ndryshe, të paprovuara. Ato vlerësohen vetëm nga popullariteti, se njeriu i parë lindi në Afrikë.
Emri për Afrikën e Jugut në Zulu është Mingizimu dhe kjo do të thotë “nëngjigantët”. Sa e ngjashme është me këtë gjuhë të përdorur këtu, duke pasur parasysh se Afrika e Jugut ishte një nga vendet kryesore nga ku gjigandët mblodhën sasinë e madhe të arit të tyre. Gjithashtu fjala “faleminderit” është Enkosi, i ngjajshëm me Enki dhe fjala për njerëz është abantu e ngjashme me Antu. Duhet të ketë diçka më shumë se rastësi.
Kjo histori dhe Anunnaki janë folur për shumë vite. Thuhet se shumë nga pllakat e shkruara që u referohen atyre u shkatërruan si rezultat i plaçkitjes dhe shkatërrimit në muze, etj., në Irak, pas dhe gjatë luftës.
Historitë e tyre sot i japin jetë të re dhe kuptim jetës së Annunaki-t dhe njerëzimit
Njerëzit shijojnē dhe mrekullohen me moralin që tregon historia dhe me artefaktet e bukura që kanë mbetur, por edhe harruar. Ato nuk janë ndarë me të gjithë në planet; është me të vërtetë një gjë histori mahnitëse që duhet t’i tregohet çdo qenieje njerëzore; ata duhet ta kenë në libra, në shkojë, kinema kudo në çdo stacion televiziv, në çdo stacion radio. Kjo histori është absolutisht e pabesueshme dhe duhet të tregohet, është jetike dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë
Në fakt teksti gërmon pak më thellë. Annunaki erdhën në tokë nga planeti i tyre me një popull të quajtur Igigi, që ishin punëtorët (skllevër), për të nxjerrë ar Sapo erdhën në tokë, Igigi filluan të revoltohen kundë skllavërisë. Kështu Enki mori një humanoid nga pyjet e Afrikës dhe e injektoi me ADN Annunaki. Këtë qenie të re ata e krijuan për të bërë punën në vend të Igigi-ve, sepse Igigi-t donin nuk donin të ishin më skllevër. Dhe, humanoidi i modifikuar, merreni me mend kush ishte: Ne, njerëzit, që me kohë u përhapëm nga Afrika, nëpër botë.