Prishtinë, 8 janar 2024 – Më 8 janar të vitit 1999, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës i zunë të gjallë dhe i arrestuan tetë ushtarë serbë të uniformuar. Komandantë të kësaj zone tregojnë se ata u trajtuan në mënyrën më njerëzore deri në ditën kur u liruan dhe u këmbyen me 9 ushtarë të UÇK-së që ishin zënë rob nga ushtria e Serbisë.
Një kamion me ushtarë serbë ishte vetaksidentuar në kodrat e Stantërgut, afër Trepçës. Atë detë, në orët e mëngjesit, tetë ushtarë serbë ishin porositur nga komanda që të hetonin aksidentin ku kishin vdekur kolegët e tyre. Në vend se të kthenin në rrugën në të djathtë ata vazhduan rrugëin drejt. Vëzhguesit me uniformën e UÇK-së qëndronin në shkëmbinjtë në kodrën përballë. Ata e kishin nën kontroll zonën, por i lejuan ushtarët serbë të futeshen më thellë në territorin që kontrƼlohej nga UÇK-ja. Kthesa e fundit që e bënë ushtarët serbë ishte në fshatin Bare. Në udhëkryq ata ranë në pritën e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy ushtarë të UÇK-së të uniformuar i çarmatosën ushtarët serbë dhe i futën në ish-fabrikën që ndërkohë është kthyer në gërmadhë.
Në vendin e ngjarje pas pak minutash, kishte mbërritur edhe komandati i Bataljonit të Parë të Brigadës 143, vet i pesti.
Hajzer Istrefi, ish-komandant i UÇK-së në zonë, e tregoi këtë histori në Televizionin Dukagjini. Ai tha se ushtarët serbë mendonin se ky ishte fundi i jetës së tyre, sepse nuk e dinin se pjesëtarët e UÇK-së nuk ushtronin tortura dhe nuk kryene krime siç bënte ushtria e Serbisë.
Istrefi tregoi edhe çfarë i ishte lutur njëri prej ushtarëve serbë.
“Më tha: ‘Unë e di që ju po na dërgoni për të na pushkatuar, por e kam një kërkesë të fundit’. I thash: ‘Kush po ju thotë?’. Më tha: ‘Po e di”. Më tha: “Këtu në xhep e kam dokumentacionin. Ju lutem, nxirreni e shihni kush jam, nga jam, nga i kam prindërit. Njoftoni ta dijnë se ku kam përfunduar unë’. Unë i jam drejtuar; ‘Ne nuk po ju çojmë t’ju pushkatojmë as t’ju malltretojmë’”, tregoi ai.
Për pak kohë ushtarët u mbajtën në shkollën e Bajgorës e më pas në një shtëpi që u shkatërrua nga ushtria e Serbisë në ofensivat e mëvonshme.
Pamjet e atëhershme të Associated Press tregojnë gjendjen e ushtarëve. Asnjë shenjë që tregon për dhunë fizike ap psikike ndaj tyre. Një ushtar serb tregonte se po trajtoheshin mirë
Hajzer Istrefi tha se ushtarët serbë kanë komunikuar çdo ditë rme telefon me familjarët e tyre në Serbi dhe se ata janë trajtuar shumë mirë.
“Sikur ushtarët tanë sikur ata njëjtë janë trajtuar. Këtu kanë fjetur ushtarët tanë, këtu kanë fjetur edhe këta (ushtarët serbë), janë ushqyer ashtu si jemi ushqyer ne, as nuk i ka maltretuar dikush, as asgjë”, tha ae.
Istrefi tregoi edhe për marrëveshjen për shkëmbimin e tetë ushtarëve serbë me nëntå ushtarë të UÇK-së.
“Serbia dhe regjimi i Millosheviqit ishin tërbuar nga lajmi (për kapjen rob të ushtarëve serbë). Por UÇK-në nuk e kishin frikësuar kërcënimet dhe paralajmërimet se Bajgora do të digjej, nëse ushtarët serbë nuk do të liroheshin atë ditë deri në orën 15. Plani ishte që 8 ushtarët serbë të mbaheshin deri në lirimin e 9 ushtarëve të UÇK-së, të cilët ishin kapur nga forcat serbe në kufi me Shqipërinë, në priten ku kishte rënë Mujë Krasniqi me 40 ushtarë të UÇK-së. Ashtu eDHe ndodhi dhe marrëveshja (për shkëmbim) u arrit”, tregoi ai.
Istrefi tregoi se pas aritjes së marëveshjes për shkëmbim me ushtarët e UÇK-së, ushtarët serbë u përcollën me një porosi nga komandanti i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama”, tha ai dhe tregoi se komandanti Rama u ishte drejtuar ushtarëve serbë me një kërkesë, para se ata të liroheshin.
“Ju ka thënë: ‘Ju sot po liroheni, po shkoni shëndosh e mirë në shtëpitë tuaja, tek familjet tuaja. Na vjen mirë që u arrit kjo marrëveshje dhe ju po liroheni e po shkoni. Unë e kam vetëm një kërkesë për ju. Ajo është që ju ta thoni vetëm të vërtetën se si jeni trajtuar këtu, në dorën tonë’. Dhe ata janë betuar se do ta thonin të vërtetën dhe, për aq sa kemi dëgjuar përmes shtypit e të tjera, ata e kanë thënë të vërtetën”, tha Istrefi.
Një javë pas aritjes së marrëveshjes ishin liruar edhe ushtarët e UÇK-së.
Ndërmjetës të nagociatave për marrëveshjen për shkëmbimin e ushtarëve serbë me ushtarët e UÇK-së ishin: ministri i jashtëm i Norvegjisë, Knut Volebek, shefi i misionit verifikues të OSBE-së, Uilliam Uoker, dhe ambasadori amerikan në Shkup, Christofer Hill.
Kjo ngjarje ka mbetur në historinë e luftës në Kosovë si dëshmi për luftën e pastër të Istrefi dhe për trajtimin njerëzor të ushtarëve serbë të zënë rob, ndonëse Serbia po masakronte civilë anembanë Kosovës.
(Sipas RTV Dukagjini)