SI MUND T’I NDËRROHET EMRI SHKOLLËS “FAN NOLI” PËR NGJARJEN QË NDODHI ATY?!

Fuat Memelli

 

Kam ndjekur lajmet dhe emisionet e trasmetuara ditët e fundit për ndarjen nga jeta e djalit 14 vjeçar, pas një sherri të ndodhur me shokun e tij. Si prind dhe si gjysh, jam i trishtuar nga kjo ngjarje. Janë bërë shumë analiza e debate për ketë për të, shumica e të cilave me vlerë për të nxjerrë përgjegjësitë e për mos u përsëritur këto ngjarje. Nuk dua të ndalem te analizat e bëra, pasi kanë folur specialistë të fushës, mësues, prindër, etj. Sinqerisht u çudita kur para 3 ditësh një burrë pjesmëmarrës në një protestë para Ministrisë së Arsimit, bëri një propozim çudibërës: t’i hiqet emri i Fan Nolit kësaj shkolle dhe t’i vihet emri i djalit që u vra me thikë nga shoku i tij! Pse e quaj të çuditshëm dhe pa vend këtë propozim? Fajin për atë sherr dhe atë vrasje nuk e ka shkolla që mban emrin e Nolit.
Si mund të hiqet emri i Fan Nolit, figurës së shquar të kombit tonë, për një sherr që ndodh te shkolla që mban emrin e tij?! Nxënësi i ri nuk u vra duke bërë një sakrificë, duke mbrojtur për shëmbull një objejkt nga zjarri, nga përmbytja, duke shpëtuar dikë ose disa veta të mbetur nën rrënoja nga tërmeti, nga nga një makinë ose tren që ecte me shpejtësi, etj si këto. Po të kishte kryer ndonjë sakrificë të tillë duke u bërë dhënë jetën, mund t’i vihej diku emri. Ai vra nga në një sherr (që me keqardhje e them) edhe ai ishte përgjegjës. Për kujtim të tij, mund të mbillet një pemë te obori i shkollës, duke vendosur edhe një pllakë, ose mënyra të tjera, por jo të hiqet emri i FAN NOLIT. Le të përpiqemi me të gjitha mënyrat që ngjarje të tilla mos përsëriten, ndryshe sipas logjikës së protestuesit që bëri propozimin e mësipëm: po ndodhi një vrasje te shkollat apo objektet e tjerë që mbajnë emrin e Naim Frashërit, Mihal Gramenos, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Qemal Stafës e shumë figurave të tjera të shquara, duhet t’i hiqet emri ?! Le të nxjerrim mësime nga ngjarje të tilla, por jo të biem në gabime nga emocione të çastit.
Jam i bindur se strukturat shtetërore, nuk do bien në grackën e propozimeve të tilla.