Shënime për artin figurativ të piktorit Sergio Bitiçi
Shkruar nga Bashkim Ahmeti Izano
Kur e njoha Sergio Biticin për herë të parë në Boston e pastaj në New York u befasova nga njohuritë e tij të gjera rreth artit të pikturës gjë që është jo e zakontë për njerëzit e biznesit. Më pas duke u shoqëruar me të kuptova se sa i madh është pasioni i tij për muzetë e arit ku ai ndjehet si në shtëpinë e vet. Çuditesha që ai shkeptej befas nga restoranti i tij në Lexington Ave për t’u hedhr një vrap e për të parë ekspozitat e pafundme që hapen në Manhatan prej të cilave ai e bënte perzgjedhjen e tij me kompetencë e sipas disa preferencave të caktuara të cilat rridhnin jo aq prej famës se sa nga njohjet personale me artistët dhe nga parapëlqimi i pikturave në letër e vizatimeve të mjeshterve te vjetër.
Sa herë kthehesha tek restoranti i tij ai pa e mbaruar akoma kafenë e mikpritjes të merrte për krahu dhe të çonte për të parë një ekspozitë arti. Kështu janë të paharrueshme për mua vizita ime e parë në Frick Collection dhe në Morgan Library, ku pamë së bashku vizatimet dhe akuarelet e mrekullueshme të Tiepolos. Sergio i mbante lidhjet me artistët që i takonte dhe i njihte përmes biznesit të restoranteve dhe fliste për ta me admirim qofshin ata të famshem ose thjeshtë artistë që jetonin perreth. Me kohë në rrethet e New York u shtuan artistët shqiptarë dhe Sergio donte t’i takonte të gjithë. Edhe mua më vinte në New Jersey së bashku me zonjën Feride sa herë unë ekspozoja punët e mia. E shihja me admirim që ishte i pasionuar me dezajnimin dhe paraqitjen grafike te ‘’Macelleria’’ restorantit të tij që e kishte në një shesh piktoresk në downtown New York ku edhe hapte ekspozita me artistë të zonës përreth dhe ku më ka ftuar edhe mua të marr pjesë.
Por une atehere nuk e dija qe ai ishte i pushtuar nga deshira feminore per tu bere atist. Si rastesish e me modesti m’i tregonte ca vizatime te vogla me mbresa nga vezhgimet e ambjentit dhe njerezve perreth, gjithmone i preokupuar per mjeshterin dhe tekniken e te vizatuatit dhe te bojrave te ujit. Mjeshterija, teknika speciale e pikturave me Akuarel ishte gjithmone tema qendrore e bisedave qe Sergio i bente kur shikonim ne donje muze arti se bashku. Te gjitha keto i vura re me kohe. Me vone mesova qe ai ishte i pasionuar me artin qe gjat viteve te shkolles se mesme ne Prishtine ndersa gjate viteve te qendrimit te tij ne Firence arti u be pasjoni i jetes se tij.
Te arratisur nga Shqiperija ne Kosove dhe mbas kesaj te larguar edhe nga Kosova ne emigrimin e pa kthim arti si duket u be per te si nje faltore. Ne njohjet e mija te para me Sergio Biticin kjo sperkatje artistike ja hijeshonte personalitetin e tij kompleks prej burri te hijshem me nje familje te bukur e te perkushtuar per edukimit te vajzave te tij te bukura dhe gjithashtu prej nje aktivisti te vjeter e te devotshem te Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”. Mendoja qe ndoshta Sergio do te behej nje piktor i te dielave sic quhen ata qe e pelqejne artin dhe pikturojne per qejf gjate fundjavave. Isha me keto pershtypje deri kur pa pritur ai me tha qe ishte regjistruar ne te fameshmen ‘’Art Students League of New York’’ ku ndiqte kurset e mbremjes per pikture e vizatim.
E kuptova qe ai kishte vendosur qe te pikturonte, te behej piktor dhe qe kete gje donte ta bente me profesionalizem e per se mbari ashtu sic kishte bere cdo gja ne jete. U be nje sudent shembullor, i perkushtuar dhe plot admirim per profesoret e tij qe ishin mjeshtra te shquar te piktures. Sa here qe ta takoja me tregonte vec per shkollen dhe per peripecite me detyrat e akuarelit dhe veshtiresite e te pa priturat e procesit te pikturimit. Nuk hoqi dore nga vizatimet dhe pikturat ne dimensjone te vogla a thua se kishte qene student i Abdurahim Buzes te cilin e admironte pa mase. Ai e dinte se ku donte te arinte. Donte te pervetesonte mjeshterine e pikturimit me akuarel ne leter. Akuarelet e tij shume shpejrt filluan te duken ndryshe. Te vogla nga permasat te fresketa e elegante dhe me nje vemendje te posacme mdaj detajeve te cilat mundohet ti realizoje me pak goditje te penelit. Mesimet qe mori ne klase e dhane rezultatin e tyre dhe cdokush qe e fillonte edukimin artistic ne moshe jo te re do te kenaqej me kaq mirepo Sergio i entuziazmuar nga rezultatet u perqndrua edhe me shume ne pervtesimin e teknikes duke e ditur qe piktoret e shelqyer jane se pari virtuoze.
Akuarelet me shume se cdo tjeter teknike pikturimi ndricohen nga virtuoziteti.Jo me kote miniaturat qe shoqerojne tekstet e vjetra quhen ‘’Iluminime’’ Tekste te ndricuara nga zbukurimet ‘’ Ja shikoja me kesheri pikturat e tij me bojra uji te cilat ashtu te vogla dhe me nje vemendje e preokupacion per detajet ti kujtojne keto iluminime ashtu sikurese te kujtojne edhe akuarelet e piktoreve Romanticiste.. Bukurija, harmonia, dramaciteti si edhe mallengjimi qe shoqeron pikturimin nga natyra dihet qe kushtezohen nga zotesia teknike dhe nga zoterimi i mjeshterise. Ne nje kohe kur artistet e sotem rendom e nenecmojne mjeshterine ne favor te koncepteve dhe ideve Sergio ne saje te stervitjes se tij te gjate me studimin e muzeve dhe te artit te madh e kishte kuptuar qe idete dhe konceptet ngjallen e marin jete vetem permes mjeshterise se perkryer si tek mjeshtit e vjeter japoneze ashtu edhe te Turner apo David Hockney. Pikturat e tij jane paraqitese, por jo natyraliste seose ai nuk e tepron me imitimin e cdo detaji qe gjen tek natyra.
Detajin ai e realizon me nje prekje dhe kjo i ben pikturat e tij te duken impresionistike vecanerisht per shkakun se natyra dhe drita e diellit jane shpesh here objekti i pikturave te tij. Sergio pikturon per te mesuar e per ta persosur tekniken ashtu si Van Gogh i cili pikturonte vecse per tu stervitur e per te persosur mjeshterine pa e kuptuar se nderkohe ai e ka mbritur ate per bukuri.Biznesin e restoranteve ai e ka braktisur prej kohesh. Ai e ushtroi ate me shume sukses ne NY aty ku suksesi cmohet me shume se kudo tjeter.Jeta e tij paralele e piktorit vazhdon me intesitet me shume se me pare. Pikturon New Yorkun, pikturon natyra te qeta dhe pikturon cdo gje qe i duket pikturike gjat udhetimeve te tij. Motive te thjeshta gjithmone me permassa te vogla por me ngjyra te gjalla dhe me tone harmonike. Nuk mund te thuash dot a jane me terheqese ndertesat groteske te New York apo rrugicat e qytezave dhe fshatrave shqiptare.
Nga nje here me teheqin vemendjen me shume pikturat e tij urbane dhe vezhgimi i syrit te tij edhe veshtrimi e vemendja e tij e pa pritur drejt hyrjeve te errëta te ndertesave qe te kujtojne Edward Hopper. Nga nje here me duket me me shume interes romanticizmi qe percjellin mbresat e tij nga Shqiperia qe eshte vendlindja e tij prej nga i ka mbrest te pa shlyeshme.Gjithsei ajo qe e udheheq drejt pikturimit eshte deshira per ta rrokur permasen e mjeshterise qe e ben vepren e artit prekese,terheqese, mreslenese. Vecanerisht akuarelet ku mbi gjithcka eshte bukurija e ekzekutimit ajo qe ja ben terheqes e te papritur artin e tij duke ja shperblyer stervitjen ,edukimin dhe rrugen e tij te gjate drejt mjeshterimit.
Nuk me harrohet nje vizite ne shtepine e tij te veres ne North New York ne veren e vitit 1998. Aty Sergio na tregoi me krenari nje tavoline te thjeshte te lyer me ngjyre te erret ,me pak takeme shkrimi te vendosura ne te me kujdes si edhe nje karrige solide ku Ismail Kadare te nesermen e qendrimit ne shtepine e Biticeve me te cile kishte miqesi ishte ulur si per cdo dite te zakoneshen pune per te bere ritualin e disa oreve shkrim ashtu si ne mengjeset e tij te cdo dite. Gjatë ecjes se mbasdites rreth shtepise se tij Sergio me tregoi me mallengjim te gjita lulet dhe bimet e egra qe kishin mbire ne korije dhe qe ishin po ato te njejtat qe rriteshin edhe ne vendlindjen e tij te paharrueshme ne Shqiperi. Ky pasioni i tij per natyren si dhe per pikturen me sjell nder ment te fameshmin Hokusai qe thoshte:
‘’Çfarë vizatova deri ne moshen 70 nuk e vlen te permendet. Ne moshen 73 une munda ne nje fare menyre te kuptoj dhe te paraqes rritjen e bimeve dhe pemeve si edhe strukturen e zogjve e kafsheve, insekteve dhe peshqve. Keshtu pra kur te mberrij 80 vjec, shpresoj te kem arritur nje ngritje e perparim dhe ne te 90 te shikoj perpara drejt kuptimit te principeve te gjerave .Keshtu pra ne 100 vjec une do te arrij nje gjendje hyjnore ne artin tim dhe ne 110 cdo pike e cdo penelate do te jete si te thuash e gjalle.Ata qe do te jetojne gjate do ta deshmojne qe keto qe them jane te verteta.’’
I mencuri Hokusai i ka thene te gjitha per ata qe duan ta kuptojne shkakun e paarsyeshem pse artistet pikturojne, pse Sergio si cdo artist nuk ndal se enderuari persosjen e mjeshterise per te cilen eshte i perkushtuar.
Bashkim Ahmeti Izano
Piktor
Shtator 13 2024
https://www.illyria.com/piktori-sergio-bitici-ekspozite-vetiake-me-40-punime-ne-akuarel/
https://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkim_Ahmeti
Piktori Sergio Bitiçi ekspozitë vetiake me 40 punime në akuarel
https://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkim_Ahmeti